SHARE

Nga Derek Beres

Një gotë e thjeshtë uji është përdorur për shumë kohë, për të vlerësuar tipin e personalitetit tuaj. A jeni pesimist? Padyshim, fiksoheni pas gjysmës së zbrazët të gotës. Natyrisht, marrja e këtij vendimi të dyfishtë është pjesë e problemit. Tërësia e sistemit tuaj të reagimit emocional, nuk mund të peshohet duke gjykuar gjysmën e një gote.

E megjithatë, mënyra se si reagojmë ndaj rrethanave me të cilat përballemi, është shumë domethënse. Optimizmi dhe pesimizmi, janë tipare që përcaktojnë pjesërisht realitetin tonë. Të qenit shpresëplotë për të ardhmen, është shpesh rruga më e mirë për t’u ndjekur, ndonëse skeptikët përdorin aftësitë më të mira të të menduarit kritik, duke i ndihmuar ata të shmangin rreziqet potenciale.

Ashtu si çdo gjë në jetë, çelësi qëndron tek ekuilibri. Thënë kjo, një pesimizëm i thellë nënkupton sëmundjet e ankthit dhe depresionit. Ndërsa nuk ka ndonjë shkak të njohur (apo një kurë) për një perspektivë të tillë në jetë, hulumtuesit nga Universiteti i Masaçusetsit në SHBA dhe ai i Kiotos në Japoni, vendosën të humultojnë së bashku nëse një rajon i caktuar i trurit, është përgjegjes në nxitjen e pesimizmit.

Dhe ata besojnë se mund ta kenë gjetur atë. Në studimin e botuar në revistën “Neuron”, studiuesit përdorën konfliktin qasje-shmangie (Ap-Av) mbi një grup majmunësh, për të identifikuar rajonet nervore të përfshira në vendimmarrjen pesimiste.

Teskti i konfliktit Ap-Av është një mjet i mirë-studiuar, që synon të evokojë sjelljen e ankthshme. Rritja e stresit, bën që kafshët të zgjedhin opsionet e rrezikshme, por që kanë edhe përfitime dhe më të larta. Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga bashkëpunëtorët Keniçi Amemori dhe Satoko Amemori, e vendosën mekanizmin në bërthamën e trurit CN:Ne këtu supozojmë se CN e primatëve mund të përfshihej në këtë proçes, në gjenerimin e gjendjeve negative të vazhdueshme dhe të përsëritura, dhe se aktiviteti nervor në CN mund të shfaqte veçori specifike të ndërlidhura me këto gjendje.

CN është pjesë e rajonit të striatumit, e vendosur në striatumin dorsal, së bashku me putamenin, i cili është i njohur se rregullojn lëvizjen dhe ndikimin e llojeve të caktuara të të mësuarit. Striatumi, koordinon aspekte të shumta të njohjes, kryesisht planifikimin motorik dhe të veprimit, marrjen e vendimeve dhe përforcimin e tyre.

Ai është gjithashtu pjesë e sistemin nervor të shpërblimit, ku dopamina luan një rol kryesor. Studiuesit e identifikuan këtë sistem si përgjegjësin kryesor në promovimin e sjelljes pesimiste. Gjetjet tona, sugjerojnë se qarqet lokale striatale, mund të jenë burime shkakësore në prodhimin e gjendjeve të vazhdueshme pesimiste, dhe se luhatja striatale, mund të jetë një ndërlidhje nervore e gjendjeve të vazhdueshme.

Tiparet pesimiste tek njerëzit, shkaktojnë sjellje ritualiste. Sa herë që ndeshet me një situatë, pesimisti ka të ngjarë të përqendrohet tek rezultati potencial negativ. Megjithëse kjo mund të jetë e dobishme – për shembull, në vendimet financiare, ose kur analizoni nëse duhet të dilni apo jo në takim me dike, kur vëreni shenja shqetësuese të sjelljes.

Por kjo qasje mund të jetë gjithashtu dëmtuese. Rajonet trunore CN janë të lidhura me sistemin limbik, ku rregullohet gjendja jonë shpirtërore. Këtu shfaqet sërish dopamina. Kur merren vendimet, pesimistët vërehen se kanë një aktivitet të veçantë të trurit në CN, që ndryshon sjelljen e tyre, dhe që prekin prodhimin e dopaminës.

Kur kërkuesit shtypën me qëllim veprimtarinë e dopaminës në këto rajone, ata vunë re ndryshime në analizën kosto-përfitim të majmunëve. Ndryshimet çuditërisht të forta në vendimmarrjen vlerësuese që kemi gjetur nga mikrostimulimi nënkortikal, dhe specifika e induksionit të gjendjeve afatgjata të vlerësimit negative, të shoqëruara me modelimin selektiv të valëve beta gjatë vendimmarrjes, e tregojnë striatumin si një nxitës potencialisht të fuqishëm për induksionin e ndryshimeve të humorit, duke përfshirë pesimizmin e tepruar dhe të vazhdueshëm.

Autorja kryesore e studimit, profesoresha e Institutit MIT, Ana Grabiel, thotë se kompleksiteti i sistemeve kërkon një “balancë delikate”:Duhet të përfshihen shumë qarqe. Por me sa duket, ne jemi të ekuilibruar në një mënyrë aq delikate, saqë thjesht dalja paksa jashtë funksionit e sistemit, mund të ndryshojë shpejt sjelljen.

Studiuesit shpresojnë se kjo do të çojë në zbulime mbi trajtimin e ankthit, depresionit dhe çrregullimit obsesiv-kompulsiv, gjë që gjithashtu krijon sjellje ritualiste. Nëse mikrostimulimi mund të ndihmojë të sëmurët që më në fund të thyejnë gotën, ata nuk do të duhet të shqetetësohen sesa lëng mbetet ende në të.

Burimi: BigThink