SHARE

 

Psikologët kanë tentuar ta kuptojnë se si burrat dhe gratë i shohin unazat e fejesës në kuptimin që sa mendojnë ata që ato janë atraktive?

Cila është lidhja mes madhësisë dhe madhështisë së unazës me sharmin të cilin mendoni se partneri juaj e ka? Kjo është pyetja e cila është parashtruar nga Jaime Cloud dhe Madalyn Taylor nga “Western Oregon University” në studimin e tyre të fundit. Kjo zbuloi se një burrë është shumë më i prirur të blejë një unazë të shtrenjtë për një grua tërheqëse, përderisa një grua është e prirur të zgjedh një unazë të shtrenjtë nëse partneri saj nuk ishte shumë tërheqës.

“Të pakta janë produktet materiale të cilat kushtojnë shumë ndërsa bartin pak vlerë praktike siç janë unazat e fejesës” kanë shkruar autorët. Si të tilla, unazat e fejesës janë të dobishme për t’u studiuar. Eksprerimenti ka treguar se pamja e një personi ka ndikim në vendimin e tyre për një blerje kaq të madhe.

Për ta bërë këtë studim, këta dy studiues i kanë zgjedhur 590 amerikan, mosha mesatare e të cilëve ishte 30 vjeç, të cilëve i kanë paraqitur nga një foto dhe disa informata të shkurtëra në lidhje me personin e gjinisë së kundërt.

Të anketuarëve u është kërkuar të paramendojnë sikur janë në lidhje me personin në foto. Gratë pastaj është dashur t’i zgjedhin unazat më të vogla të mundshme nëse ato jepeshin nga burrat e prezentuar në foto. Në anën tjetër, një burr duhej të zgjedhte se sa të madhe do të blinte unazën për gruan të cilën e paramendonte.

Këtu e keni shembullin se si u është paraqitur një foto anketuesëve.:

Rezultati ka treguar që burrat do të merrnin gurë më të mëdhenjë dhe më të kushtueshëm nëse ata do të lidheshin më një grua tërheqëse.

Nga ana e tyre, gratë do të dëshironin unaza më të mëdha dhe më të shtrenjta nëse kanë partnerë jo shumë tërheqës. Interesant ishte fakti që gratë të cilat e konsideronin veten si fizikisht tërheqëse, ishin më shumë të prirura të prisnin dhe të merrnin unaza më të shtrenjta, pavarësisht se si dukej partneri i tyre.

“Zbulimi nga ky studim është në përputhje me nocionin që gratë e dëshirueshme presin investime më të mëdha të mjeteve nga burrat e tyre” ka theksuar Taylor.

Burimi: BigThink
Në shqip nga filozofia.al