SHARE

Një vështirësi në jetën tënde nuk duhet të bëhet kurrsesi një pengesë për të jetuar normalisht. Të gjithë kemi menduar në të kaluarën, se problemet që na kanë prekur, nuk do të na lejonin ta jetonim jetën tonë normalisht.

Por nuk ka ndodhur kështu. Ja tek jemi duke jetuar dhe duke u përpjekur tashmë të përballemi me një tjetër problem, normalisht më të rëndë, sepse nëse  do të ishte më i thjeshtë, nuk do të ishim duke u ankuar.

Më lejo të të them diçka, nuk mund të marrësh kurrsesi mësime më të mira për jetën se sa nga vështirësitë. Juve mund t’ju duket situata aktuale si e vështirë dhe e pamundur për t’u kaluar. Do ta kaloni dhe do të mësoni edhe prej saj.

Pas stuhive më të mëdha del ylberi. Ndaj mos i mendoni vështirësitë tuaja vetëm në aspektin e tyre negativ. Mendoni se në fund do të dilni prej tyre me një mësim të vlefshëm për jetën tuaj.

Jeta juaj nuk përfundon me kaq. Nuk ka rëndësi se çfarë ju ka ndodhur në të shkuarën, duhet të vazhdoni të jetoni. Vlerësojeni jetën që ju është falur dhe çdo provë që ajo ju vendos përpara, sepse ato do t’ju bëjnë më të fortë.

Mos i dëgjoni të tjerët që mund t’ju bëjnë të ndiheni më keq me veten tuaj. Asnjë prej tyre nuk ju do të mirën. Ata që duan t’ju shohin mirë, do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me mbështetjen dhe fjalët e tyre pozitive.

Mos u trembni as përballë ndryshimeve. Ato do të vijnë dhe nuk mund t’i shmangni dot. Duhet thjesht të përshtateni me to dhe ta jetoni jetën, ashtu siç bënit edhe më parë. Gjithmonë mbani parasysh se në çdo vështirësi, duhet të keni besim tek vetja.

Nuk mund të bësh dot asgjë, nëse nuk beson se nuk mund t’ia dalësh dot. Çdo gjë varet nga mendimet e tua. Nëse ti e ushqen veten me mendime negative, jeta jote ka për të shkuar në atë mënyrë. Asgjë pozitive nuk ka për të ndodhur. Beso se mund t’ia dalësh, përpiqu dhe ke për t’ia dalë mbanë.