SHARE

Jashtë gjakmarrjes… Ai gati sa nuk lëshoi një psherëtimë . Si ishte valle jeta në ato familje? Si zgjoheshin njerëzit mëngjeseve dhe si binin të flinin mbrëmjeve ? Atij kjo i dukej gjithsesi e  pabesueshme , po aq e largët ndoshta sa jeta e zogjve. E megjithatë shtëpi të tilla kishte. Në fund të fundit, kështu kishte qenë edhe shtëpia e tij, para shtatëdhjetë vjetësh, gjer në atë  natë nen grysur të vjeshtës së dytë , kur në derën e saj trokiti një njeri.

Ai e kishte dëgjuar nga baba, dhe baba e kishte dëgjuar prej babës së vet historinë e ar miqësisë së tyre me familjen e Kryeqyqëve . Kjo ishte një histori e zakonshm e me njëzet e dy varre nga secila paie, gjithsej dyzet e katër varre, me fjalë të shkurtra , të thëna para vdekjes, por më tepër me heshtje, se me fjalë, vetëm me ngulç, me grahm të rende , përmes së cilës s’del dot amaneti i fundit, me tri këngë të një lahutari , njëra prej të cilave ishte shuar më pas, me një  varr femre të vrarë gabimisht dhe të larë me gjobë. sipas të gjitha rregullave, me mbyllje të burrave  të të dyja palëve në kullën e ngujimit, me një përpjekje pajtimi të gjakut, që kishte dështuar në çastin e fundit, me një vrasje në dasmë , me dhënie bese të vogël e bese të madhe , me drekë të mortit, me thirrje «filani i Berishajve shtiu mbi filanin e Kryeqyqëve » , ose anasjelltas, me flakadanë , ecejake nëpër katund , e kështu me radhë gjer te mbasditja e shtatëmbëdhjetë  marsit, kur , për t’u futur në vallen makabre , i kishte ardhur radha Gjorgut.

Dhe e gjithë kjo kishte filluar shtatëdhjetë vjet më pare , në atë natë të ftohtë tetori, kur në derën e kullës së tyre kishte trokëllitur një njeri. Ç’ishte valle ai njeri ? — kishte pyetur Gjorgu i vogël, kur e kishte dëgjuar për herë të pare historinë e asaj trokitjeje. Kjo pyetje ishte bërë shumë herë në kullën e tyre , atëherë dhe më vonë,  dhe askush nuk i kishte dhënë dot përgjigje. Sepse askurrë askush nuk e mori dot vesh se cili ishte ai njeri. Madje tani Gjorgut herë herë nuk i besohej që në portën e tyre të kishte trokëllitur vërtet një njeri. Do të besonte më lehtë që ajo ishte trokëllitja e një fantazme, e faut vetë, sesa e një shtegtari të panjohur.

Njeriu, pas trokitjes, kisht e bërë zë nga porta dhe kishte kërkuar strehë për të kaluar natën . I zoti i shtëpisë, gjyshi i Gjorgut, i kishte hapur derën dhe e kishte futur brenda të panjohurin. E kishin pritur sipas zakonit, i kishin dhënë të hante, e kishin vënë të flinte dhe në mëngjes herët, prapë sipas zakonit, një njeri nga familja, vëllai i vogël i gjyshit, e kishte përcjellë mysafirin e
panjohur gjer në kufi të fshatit. Atje, por sa ishte ndarë me të, ishte dëgjuar një krismë dhe i panjohuri kishte rene i vdekur për dhe . Ishte vrarë mu në kufi të trojeve të fshatit. Dhe, sipas kanunit, në qoftë se ti e përcolle mikun dhe miku u vra në syt ë e tu, gjaku i tij bie mbi ty.

Në qoftë se e përcolle, i ktheve shpinën dh e në atë çast miku u vra, ti je i larë nga gjaku. Përcjellësi kishte kthyer shpinën kur miku u vra, pra i vrari nuk binte mbi të . Mirëpo këtë nuk e kishte pare askush. Ishte akoma mëngjes herët dhe rreth e rrotull s’kishte asnjeri për të vërtetuar se në çastin që mysafiri u godit, përcjellësi kishte kthyer shpinën . E megjithatë do t’i besohej fjalës së tij ,sepse kanuni i besonte fjalës, pra, do të besohej se përcjellësi qe ndarë me mikun dhe i  kishte kthyer shpinën në çastin e vrasjes, sikur këtu të mos dilte një pengesë . Dhe pengesë qe drejtimi në të cilin kishte rënë trupi i të vrarit. Komisioni ishte krijuar menjëherë për të përcaktuar se rëndonte apo nuk rëndonte gjaku i bujtësit të panjohur mbi shtëpinë e Berishajve, shqyrtoi me imtësi gjithçka dhe erdhi në përfundimin se gjaku i rëndonte Berishajve.

I panjohuri kishte rënë  përmbys me fytyrë nga katundi , pra, sipas kanunit , familja e Berishajve, që i kishte dhënë bukë dhe strehë dhe që kishte pasur për detyrë ta mbronte të panjohurin gjersa të dilte nga trejet e fshatit, duhej  tani t’i merrte gjakun .Burrat e Berishajve qenë kthyer të heshtur nga prozhmja ku komisioni ishte vërtitur me orë të tëra rreth kufomës, dhe që nga dritaret e kullës gratë kishin kuptuar gjithçka. Të zverdhura dyllë, ato kishin dëgjuar fjalët e tyre të shkurtra , qe të zverdhur akoma dhe më, por nga goja e tyre nuk kisht e dalë asnjë mallkim
për bujtësin e panjohur , i cili kisht e sjellë vdekjen në kullën e tyre, sepse mik u ishte i shenjtë dhe , sipas kanunit, shtëpia e malësorit, përpara se të ishte e njerëzve të shtëpisë, ishte e zotit dhe e mikut. Po atë dite tetori u mor vesh se kush kishte shtirë mbi shtegtarin e panjohur .

Gjakësi ishte një djalë i ri nga familja e  Kryeqyqëve , i cili e përgjonte prej kohësh viktimën për ta , vrarë , për shkak të një fyerjeje që ai i kishte bërë atij, diku në një kafene, përpara një gruaje, edhe ajo e panjohur .