SHARE

Sa kollaj është të bindësh njerëzit e mirë që të bëjnë gjëra të këqia? E gjithë kjo varet se sa kontroll ai individ ndien se ka në zgjedhjet e tij, dhe ky sens kontrolli ndikon në mënyrën se si truri përpunon rezultatet e atyre veprimeve, sipas një studimi të ri të botuar në Current Biology.

Në vitin 1963, psikology Stanley Milgram i Yale University botoi rezultatet e eksperimenteve për të matur bindjen ndaj autoritetit, një temë për të cilën u interesua pasi ndoqi gjyqet e kriminelëve nazistë të luftës, shumë prej të cilëve u mbrojtën duke thënë se thjeshtë po ndiqnin urdhëra.

Milgram donte të ekzaminonte se si njerëzit mund të bindeshin të vepronin në mënyra që tradhëtonin ndërgjegjen e tyre, në një eksperiment që përfshiu jo pjesëtarë të partisë naziste, por studentë të zakonshëm kolegji.

Me urdhër të një figure autoritare pjesëmarrësit bënin një seri pyetjesh dhe më pas përdornin shokun elektrin gjithnjë e më të fuqishëm për përgjigje të gabuara tek një individ që nuk e shihnin, i cili në fakt ishte një aktor.

Pavarësisht polemikave për etikën e metodave të Milgramit – shumë studentë shfaqën shenja stresi emocional, edhe teksa ndiqnin urdhërat – eksperimenti i tij tregoi se shumica e pjesëmarrësve ishin gati të ndiqnin një komandë edhe kur ishin kundër.

Studimet, pra, tregojnë se mbrojtja e “zbatimit të urdhërave” nuk është thjeshtë përpjekje për të shmangur ndëshkimin. Individët që detyrohen të marrin vendime të tilla i përpunojnë ndryshe në mendjen e tyre, dhe kjo reflektohet në zvogëlim të sensit të përgjegjësisë.

Fakti që kur bën veprime të kundërshtueshme moralisht, urdhërohesh nga të tjerët nuk mund të jetë mbrojtje për sjellje të pambrojtshme. Por nga eksperimentet e dimë që njerëzit janë më të prirur të bëjnë dëm njerëzve të tjerë, kur ua thonë figura me autoritet./Bota.al