SHARE

Sot…

Vallëzojnë shqipet veshur me Flamur

në qiellin e lirë ,në qiellin blu …

Legjenda u shkrua ndër shekuj

mbi gur..

Historia flet për burra dragonjë

me nder e lavdi ,flamurin mbulojnë.

Nën këmbë dheu tundet,

vallen kur e hedhin.

erërat e maleve në duar i mbledhin.

Mbi supe duart,lidhur besa-besë,

Jemi ne Ilirët,arbëreshët ,

të Skënderbeut brez.

Shqipērinë të ruajmë.

o gjallē asnjē mos të mbesë.

Buçet jehona armiku tundohet,

besën kur e lidhin,

veç të vdekur dorëzohen.

Fluturimi i shqipeve kurrë nuk ndalet,

jetojnë në Flamur,jetojnë mes malesh…

– Silvana Dhori Xhelaj