SHARE

“Nuk diskutohet që gjendja shpirtërore mund të ndryshojë nën ndikim e ndonjë ngjarjeje fatlume, ose me ndryshimin e gjendjes sonë trupore, mirëpo nuk mund të ndryshohet me fakt.

Mua vetë më ka ngjarë që kam pasur gjendje shpirtëore në të cilën jam ndier se çdo gjë është e kotë; nga kjo gjendje jam çliruar jo me ndihmën e farë filozofie, por ndonjë domosdoshmërie të veprimit.

Nëse fëmija juaj është i sëmurë, ju mund të jeni të palumtur, mirëpo nuk do ta ndjeni se e gjithë ajo është kotësi; do ta keni ndjenjën se mbi të gjitha më e rëndësishmja është që fëmija të shërohet, pa marrë parasysh pyetjen nëse jeta e njeriut ka apo nuk ka vlerë.

Njeriu i pasur mund ta ketë, e shpesh edhe e ka, se çdo gjë është kotësi, mirëpo nëse i ndodh t’i humbasë paratë, do ta ndiejë se shujta e tij e ardhshme nuk është aspak kotësi. Kjo ndjenjë rrjedh nga përmbushja shumë e lehtë e kërkesave natyrore.

Kafsha njerëzore, ashtu si të tjerat, i është përshtatur njëfarë lufteje të caktuar në jetë, dhe kur falë pasurisë së madhe Homo Sapiensi është në gjendje t’i plotësojë pa përpjekje teket e tij, mungesa e thjeshtë e përpjekjes nga jeta e tij do t’i marrë një pjesë të rëndësishme të lumturisë.

Njeriu i cili i arrin lehtë gjërat që i dëshiron, duket se plotësimi i dëshirave nuk i sjell lumturi.”

Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”