SHARE

Nga Stephanie Reeds

Jo, ajo nuk është kërkuese, e vështirë ose zemërgurë.

Dhe jo, ajo nuk beson naivisht në dashuri.

Mund të duket e vështirë për ta dashuruar atë por kjo ndodh vetëm sepse gruaja si ajo e di saktësisht se për çka ka nevojë dhe kurr nuk zgjedh më pak se sa vetëm të vërtetën.

Kurr askush nuk mund ta ndryshojë këtë.

Për të, dashuria është e vetmja gjë për të cilën i’a vlenë të luftohet. Për të, dashuria është gjithçka. Kjo është ajo që këtë botë mizore e bënë një vend më të mirë. Kjo është ajo që na ndihmon neve, qënieve njerëzore, të jemi më të vetdijshëm për ekzistencën tonë.

Kjo grua mund të duket e vështirë për tu dashuruar, mund të duket si shumë e komplikuar dhe tepër e vetëmbrojtur, mirëpo është ky kompleksitet ajo që e bënë atë ashtu siç është – gjëja më e mirë që ndonjëherë ju ka ndodhur juve.

Ju mund të mos e shihni këtë  për momentin, por për këtë tip gruaje i’a vlenë të mundoheni. Mos u mashtroni nga shprehia e saj e mbrojtjes së tepërt. Ajo thjesht është një shpirt i lëndueshëm, e cila tashmë veç ka përjetuar mjaft. Ajo ka nevojë ta gjejë një mënyrë për ta mbrojtur veten, përndryshe ajo prap do të vuajë.

Ajo tmerrohet nga bota e sotme. Ka frikë të dashurojë prap. Ka frikë të hapet dhe të u’a çliroj juve sekretet dhe emocionet e veta më të thella.

Kjo është arsyeja se përse ju duhet ta ndihmoni atë. Ju duhet të jeni të durueshëm dhe tolerant me të, madje edhe nëse është shumë e vështirë për ta bërë këtë. Sepse janë pikërisht ato momentet e fundit të cilat do ta dëshmojnë para saj se sa shumë jeni në gjendje të bëni vetëm për ta mbajtur atë.

Një grua që duket e vështirë për ta dashuruar është ajo që më së shumti i’a vlenë të dashurohet, besomëni.

Sepse një grua e tillë do të ju sfidojë. Ajo do ta përmirësojë jetën tuaj dhe do të ju ndihmojë të ngriheni mbi të zakonshmen. Nuk është se do ta bëjë gjithmonë jetën të lehtë për ty, mirëpo ajo do të ju ndihmojë të rriteni.

Një grua e tillë gjithmonë do të luftojë për dashurinë tënde. Kur njëherë ta shoh se ju jeni i duhuri për të dhe kur njëherë ta keni fituar besimin e saj, ajo do të jenë përgjithmonë në anën tënde dhe do të ju premtoj që do të jetë në anën tënde edhe për distanca të gjata, pavarësisht se sa të vështira mund të jenë.

Një grua e tillë ka nevojë për kohë përpara se të hapet. Do të duhet kohë deri sa ajo të përfundimisht të ndihet  e lirë dhe e rehatshme për të qenë para teje ashtu siç vërtetë është. Por, kur më në fund ju lë brenda, ju duhet ta ndani pastaj gjithë çdo gjë me të.

Një grua e tillë do të jetë gjithmonë besnike. Pavarësisht se ku ju dërgon jeta dhe sa e vështirë bëhet, kur njëherë të tregoni se jeni i vërtetë, ajo do të u’a jap zemrën dhe shpirtin e saj.

Një grua e tillë tashmë veçse ka kaluar mjaftueshëm nëpër ndyrësira! Prandaj ajo është kaq e kujdesshme. Do të jetë e vështirë për juve ta fitoni dashurinë e saj, sepse thellë brenda vetes ajo e mban dhimbjen e saj dhe e gjitha që ajo e dëshiron prej teje është durimi.

Kur njëherë ta bëni atë të ndihet si në shtëpi dhe t’ia jepni kohën që i nevojitet, ajo do të inspirojë një lëndueshmëri emocionale tek ju sa që edhe vetë ju do të befasoheni nga ndjenjat e juaja të thella.

Ajo mund të jetë e vështirë për tu dashuruar. Thyerja e mureve rreth saj mund të jetë gjëja më e vështirë që e keni bërë ndonjëherë, por më besoni, kur njëherë ta arrini atë dhe të fitoni besimin e saj, do ta shihni se i’a ka vlejtur.

Mbahuni pas saj. Ju premtoj se ky vendim do të jetë gjëja më e mirë që ndonjëherë e keni bërë për veten.

curiousmindmagazine.com
Në shqip nga filozofia.al