SHARE

Duhet ta themi: jemi duke jetuar në një botë me kulturë të sëmurë të takimeve të dashurisë.

Takimet moderne të dashurisë kërkojnë nga ju mjeshtrin e artit të joshjes së dikujt, pa u’a bërë atyre me dije se ju ndjeni vërtetë diçka, sepse zoti na ruajt që dikush ta dëshifrojë kodin dhe ta kuptojë se juve po ju tërheq ai person.

Ne jemi duke ekzistuar në një shoqëri ku emocionet nënvlerësohen. Një vend mizor dhe injorant, ku pretendimi për tu dukur siç nuk je ka më shumë gjasa t’i bëjë njerëzit të të duan se sa të jesh vetvetja.

Ngado që shkoj, shoh me qindra njerëz të hutuar që hamendësojn nëse dikush dëshiron të dal me të ose jo, njerëz duke soditur mesazhet në telefon ose storiet në instagram, dhe duke u mundur ta gjejn se sa e mprehtë duhet të jetë lëvizja e tyre e ardhshme.

Hey, është koha të zgjoheni!

Ne jemi gjenerata e njerëzve të hendikepuar emocionalisht.

Dhe, më vjen keq, por nuk dua më të jem pjesë e kësaj bote depresive dhe të shkatërruar!

Ka parë mjaftë sa për ta kuptuar se ne nuk mund ta vazhdojmë kështu nëse dëshirojmë të rritemi. Ne thjesht nuk mund ta lejojm veten të mbytemi në oqeanin e apatisë.

Përderisa isha e lidhur me dikë, hamendësohesha se përse secili rreth meje ankohej për vështirësinë e gjetjes së diçkaje të vërtetë. Thjesht nuk mund ta besoja që ishte kaq e vështirë për tu takuar me dikë që i’a vlenë. Nëse unë kam mundur ta gjejë një partner të mirë dhe të dashur, secili do të mundet.

Mirëpo, nuk mund ta kuptoja se sa i ndrydhur ishte bërë takimi moder i dashurisë, derisa lidhjes sime i erdhi fundi. Më është dashur ta provojë plotësisht jetën e beqarisë për ta kuptuar se aty jashtë është fushë e minuar.

Njerëzit kanë frikë ta pranojnë atë që e ndjejnë. Ata tmerrohen të tregojnë se si ndjehen. Ata sillen sikur nuk u bën fare për asgjë, në mënyrë që t’i bëjnë të tjerët të interesohen për ta. Secila bisedë duhet të përbëhet nga fjalë të zgjedhura me kujdes duke treguar se ju jeni në rregull me diçka të caktuar, edhe atëherë kur në të vërtetë nuk jeni. Oh, bëni kujdes më atë. Dikush mund të zbulojë se në të vërtetë ju keni zemër.

Tekst mesazhi është një mënyrë e re e komunikimit. Por prap, ju nuk mund ta kaloni vijën e mohimit. Nëse ju ishit ai/ajo që i keni shkruar herën e fundit, do të thotë që herën tjetër ai/ajo duhet të ju shkruaj fillimisht. Biseda në telefon? Nëse dëshironi të dilni me dikë, është më mirë që ai/ajo të caktoj një datë, përndryshe, ju do të dukeni tepër i/e interesuar.

Njerëzit nuk kanë guxim të pyesin se nga po shkon lidhja e tyre, sepse nëse pyet kjo vetëm do të tregoj që ju jeni shumë nevojtar. Ata e shtypin zemërimin e tyre, ndjenjat e tyre i mbyllin në shishe, të gjitha emocionet e tyre i kyçin në një kuti dhe pastaj e hudhin çelësin. Gjithçka është më e mirë nëse është e rastësishme.

Oh, ju e kaluat një mbrëmje të mirë dhe pastaj bëtë dashuri? Epo tani është koha ta injoroni atë për disa ditë dhe ti bëni të hamendësohen nëse vërtetë ju bën për të.

Epo, ne djall me këtë sëmundje!

Nëse dua të takojë dikë, nuk do të kem frikë ta arrij dhe ta prezantoj veten. Nëse më pëlqen dikush, do të rri me të. Nëse më bën për dikë, do të i’a bëjë me dije se sa shumë e dua. Nëse dikush më inspiron, do t’i tregoj. Nëse dikush më lëndon, do ta braktis atë. Nëse dikush më nevrikos, do ta luftoj, madje edhe nëse kjo do të më bënte të dukesha si e çmendur.

Përse shfaqja e këtyre emocioneve të vërteta do të më bënte tepër të lidhur, nevojtare, të quditshme os naive kur unë thjesht jam duke u bërë vetja?

Unë refuzoj të qëndroj e hutuar dhe pastaj ta lejojë dikë tjetër të më definojë mua. Kurr nuk do të lejojë që dikush tjetër ta ketë këtë fuqi mbi mua. Në fakt, ne kurr nuk do të duhej t’i lejojm të tjerët t’i kontrollojn ndjenjat tona. Jam lodhur duke luftuar për dikë që të më dashurojë dhe duke e detyuar dikë të më tregojë se çfarë ndjen në të vërtetë. Jam lodhur duke jetur në një botë ku indiferenca po sundon dhe ndershmëria është diçka të cilën ne tentojmë ta shmangim me çdo kusht.

Le të ndalojmë se vepruari si pula të lagura! Le të fillojmë të sillemi ashtu siç do të duhet të silleshin qëniet normale njerëzore. Ti hapim zemrat dhe t’i lejojmë emocionet tona të na e tregojnë rrugën e vërtetë.

Nëse dikush ju bënë të lumtur, tregojini. Nëse dikush ju bënë të frustruar, për hir të Zotit, tregojini. Nëse nuk jeni të interesuar për lidhje serioze, mos i lini njerëzit varur. Respektojini mjaftueshëm njerëzit përreth teje sa për të u’a thënë të vërtetën, pavarëisht se sa e hidhur mund të jetë ajo.

Të gjithë ne jemi njerëz të papërkryer të cilët jemi duke luftuar në betejën e njejtë. Prandaj, ndërprisni broçkullat dhe dilni drejt në pikë. Mësoni t’i trajtoni të tjerët ashtu siç do të dëshironit ju të trajtoheshit.

Autore: Stephanie Reeds (curiousmindmagazine)
Në shqip nga filozofia.al