SHARE

Asnjëherë nuk kam qenë e dashuruar me veten time.
E kuptova…
Pak vonë, pak rëndësi…
Dikur…
Ndoshta kisha nevojë nga ty të më
duash ,madje për të dy sepse nuk isha e aftë
ta doja veten time..
Kisha frikë të më dua, por nëse nuk e bëj unë
kush tjetër mund ta bëj???
Ndoshta mënyra si u rrita ka faj,
të respektoj, të dua, të mbaj distancë,
mos të lëndoj që mos të lëndohem.

Por në vitet që vijuan vë re se;
sa më tepër respektoj, jap dashuri,
më tepër lëndohem.
Nuk e di si ndodh?
Ndodh ndoshta sepse pres të marr të njëjtën dashuri
që dhash si shpërblim?
Ndoshta…
Unë jam egoiste…
Mundet..
Nuk e kam kuptuar..
Sidoqoftë pres shpesh të më kthejnë
të njëjtën dashuri,
me fjalë ose me vepra…
Mos të jem edhe përfundimisht mosmirënjohëse
kam marrë dashuri por nuk më ka mjaftuar…
Prisja…prisja nga ty….
E di është gabim të tregoj dobësi, por kjo jam ,
nuk fshihem mbas gishtit tim..
I kërkoj vetes shpesh herë vetmin e saj,
ma ofron por edhe ajo mërzitet me mua…
Përpiqem, mundohem të ftohë çdo ndjenjē
brenda meje..
qoftē shoqërore, qoftë personale.
Ështē e kotë..

Sepse njeri lind, nuk të bëjnë kushtet
as shkaqet, pasojat.
Nuk mund të ndyshosh atë ç’ka Zoti të dhuroi
MIRESINË,
as nuk mund të ndryshosh brymosjen
shpirtërore të asaj ku u rrite dhe edukove…
Koha është gjykatësi mos harrojmë këtë fakt.
Ajo vetëm vërteton dashurinë e vërtetë.
Sepse vështirësitë e bejnë rezistent
të durojë nga rinia e hershme, deri në plakjen e thellē…
Nē të tridhjetat jemi të rinjë kemi ëndrra, vizione..
Në të tridhjetë e pestat filloj të shikoj murin
që kisha ngritur rreth vetes…
Nisa ti heqë një e nga një gurēt,
vendosa rreth pasqyra, xham..

Të shikoj botën që kisha fshehur një jetē
mbas këtij muri..
Të shikoj ty në sy, të ndjej peshēn e jetës mbi supe..
Eja Jetë afrohu tashmë nuk kam frikë
e dëshiroja vërtetë këtë…
U rrita…
Po rritem…
Sa më tepër rritem aq më tepër kuptoj,
piqem bashkē më vitet dhe ata me mua..
Nuk kërkoj kupona të vërtetojnë dashurinë
ka edhe investime shpirtërore, të cilat
kanë vlerë sa një botë.
Nuk dua materiale, as fjalë të thëna pa ndierë.
Kam nevojë për njerëz dhe dashuri të siqerta..
Nuk e kërkoj nga njerzit që nuk kanë, jo më të paktën..
Jam vetvetja kam avantazh ta dua , ta besoj.
Kryesorja të largoj ata, që për një arsye,
për një tjetër, ose pa asnjē arsye më lënduan
dhe me dëshirë i fala ,por le të jetojnë largë mua…

Silvana Dhori Xhelaj