SHARE

Ty ndoshta nuk të shkoi ndërmend,
Se qielli rastësisht s’u mbyll.
Se kjo dëborë që shtroi kudo,
Në të vërtetë ra për ty.

U projektua çdo kristal,
I saj në qiell të madh diku.
Dhe nuk pushoi së rëni ajo,
Gjersa i gjeti flokët e tu.

Që ti t’a shkundje me një gjest,
Shkujdesshëm krejt e gjithë gëzim.
Një natë të tërë qielli punoi,
Me erërat në bashkëpunim.

Dhe në mëngjes i zbehtë ai,
I ftohtë hapej madhërisht.
Ndërsa shëtisnim ne të dy,
Nën altruizmin e tij të hirtë.

Ismail Kadare