SHARE

Dashuria, edhe si ajo në përralla, nuk mjafton për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë. Dashuria e muajve të parë është e bukur, gjithçka duket perfekte, por me kalimin e kohës faktorë të ndryshëm dalin gjatë rrugës dhe i vështirësojnë gjërat.

Pra, rezulton që dashuria të mos jetë e mjaftueshme për të mbajtur një lidhje për një kohë të gjatë. Duhen edhe komponentët e mëposhtëm që gjithçka të zgjasë dhe të rritet e qëndrueshme dita-ditës :

Besimi

Besimi është shumë i rëndësishëm në raportin në çift. Kur vendoset të jetohet me dikë, vendoset sepse i besohet atij personi. Dashuria ka nevojë për ushqim dhe mbështetje, nëse duam që të zgjasë dhe të rritet. Besimi është një nga këta faktorë. Pa besim nuk do të kishte marrëdhënie të lumtura.

Respekti

Nëse dy persona duhen, duhet të kenë edhe respekt reciprok për njëri-tjetrin. Respekt për opinionet e njëri-tjetrit. Fjala “respekt” është shumë më shumë se diçka e shprehur me fjali të tipit “Do bëja gjithçka për ty; do vdisja për ty” etj.

Respekti jo gjithmonë fshihet pas fjalëve të tilla. Respekt do të thotë të duash më të mirën e personit tjetër dhe të marrësh vendime duke menduar më parë personin tjetër. Nëse nuk ka respekt, një marrëdhënie nuk ka se si të zgjasë.

Pikëpamje të përbashkëta

Dashuri do të thotë të ndash çdo gjë, por t’i lësh edhe pak hapësirë personit tjetër për të bërë gjërat që do. Mbi të gjitha, duhet të bien që të dy personat dakord edhe për disa aspekte të rëndësishme të jetës : si duan të jetojnë, si t’i menaxhojnë financat, apo si t’i rrisin fëmijët.

Partnerët duhet të bien dakord edhe për gjërat që i mendonin të panegociueshme më parë. Nëse keni mendime, apo pikëpamje të ndryshnme, do të jetë më e vështirë të bini dakord dhe marrëdhënia juaj me shumë mundësi nuk ka për të zgjatur.

Objektiva të përbashkëta

Dashuria nuk është të shikosh çfarë bën dikush, apo dikush tjetër, por të shihni të dy në të njëjtin drejtim. Për të pasur një marrëdhënie afatgjatë duhet të keni objektiva të përbashkëta, t’i jepni një kuptim jetës suaj dhe të keni projekte të përbashkëta.

Besimi, respekti, pikëpamjet dhe objektivat e përbashkëta e ushqejnë dashurinë. Ato janë baza e të pasurit të një marrëdhënieje të gjatë në kohë, sepse dashuria, e vetme, nuk mjafton./bota.al