SHARE

 

“Një grua është me e qendërzuar se sa një burr… Ajo është më e qetë, më e heshtur, më e durueshme dhe më e zonja për të pritur. Ndoshta për shkak të këtyre cilësive ajo ka rezistencë më të madhe ndaj sëmundjeve dhe jeton më gjatë se sa një burr. Për shkak të qetësisë së saj dhe delikatesës, ajo mund ta përmbush pa masë jetën e një burri.

Ajo mund ta mbështjell jetën e një burri me një atmosferë të rehatshmë dhe qetësuese. Mirëpo burri ka frikë, ai nuk dëshiron të jetë i mbështjellur nga gruaja, ai nuk dëshiron ta lejojë atë të krijoj një ngrohtësi të rehatshme përreth tij.

Ai ka frikë sepse në këtë mënyrë ai do të bëhet i varur. Prandaj, për shekuj me radhë ai e ka mbajtur atë në distancë. Ai gjithashtu ka frikë sepse thellë thellë e di se gruaja është shumë më tepër se sa që është ai. Ai mund të lind një jetë. Natyra e ka zgjedhura atë për riprodhim, dhe jo burrin.

Funksioni i burrit në riprodhim është pothuajse zero. Ky inferioritet e ka krijuar problemin më të madh – burri filloi të i’a shkurtoj krahët gruas. Ai filloi duke e reduktuar atë në çdo mënyrë, duke e dënuar, në mënyrë që të paktën të mund të besonte se ai ishte superior.

Ai e ka trajtuar gruan si bagëti – madje edhe më keq. Në Kinë, për mijëra vite është menduar se gruaja nuk ka shpirt dhe kështu burri mund ta vriste atë dhe ligji nuk do të ndërhynte – ajo ishte pronë e tij.

Nëse ai dëshironte ti shkatërronte mobiljet e veta, kjo nuk ishte ilegale; nëse ai dëshironte ta shkatërronte gruan e tij, as kjo nuk ishte ilegale. Kjo është fyerja themelore – gruaja nuk kishte shpirt.”

Osho, “The Sword and the Lotus”