SHARE

A keni menduar ndonjëherë se përse është kaq e vështirë për juve të gjeni një të dashur, e madje edhe kur e gjeni, lidhjet e juaja janë të papërmbushura, të cekëta dhe jetë shkurtë? Epo, më fal që po ta them por gratë nuk bien për djemt që janë vetëm të mirë – ata duhet të jenë më shumë se kaq.

Nuk po them se gratë nuk i pëlqejn ose i shmangin djemt e mirë, por ato presin që i dashuri i tyre të jetë diçka më tepër se sa vetëm i mirë dhe i ëmbël. Një grua dëshiron të jetë me dikë që s’ka frikë të jetë i papërkryer. Dikë që është autentik, spontan dhe e ka një qëndrim.

Ajo e dëshiron një djal pasionant dhe sensual. Një djal që do ta dashurojë atë në atë mënyrë që do ta bëjë atë të ndihet sikur është gruaja e vetme në botë. Një djal që ndihet i lirë për ti shprehur dhe për ti ndarë problemet dhe nevojat e veta me të. Një djal që nuk turpërohet ose nuk frikësohet ta shfaq anën e tij të ndishme. Një grua e dëshiron dikë që e ka një përzierje të të gjitha këtyre cilësive.

Nëse një grua nuk mund të arrijë të ju njoh deri në bërthamë, nëse ajo e di vetëm sipërfaqësisht se si dukeni ju dhe nuk di asgjë se çfarë ka përtej sipërfaqes dhe për më tepër, nëse ajo gjithnjë e më shumë mund të ju parashikojë, ju kurr s’do ta fitoni zemrën e saj.

Përderisa është e vërtetë që gratë nuk janë të interesuar për burrat e pasjellshëm dhe të cilët janë tepër krenarë për burrërin e tyre, prap djem e mërzitshëm dhe të parashikueshëm mbesin jashtë.

Prandaj, nëse ndodh që ju te jeni “djali i mirë” dhe po hamendësoheni se përse jeni ende beqar, lexoni këto pesë arsyet që tregojnë se përse gjithmonë ngecni në zonën e miqësisë:

  1. “I mirë” është një mjet

“I mirë” është ajo që ju ndihmon juve t’i shmangni situatat e sikletshme nga jeta e përditshme. Ju ndihmon që mos çmendeni kur shkoni në ndonjë bar dhe dikush ua derdh pijen. Gjithashtu ju ndihmon të jeni të mirë dhe të dukeni miqësorë kur e takoni dikë të ri.

Paramendojeni se si do ishin situatat e përditshme nëse njerëzit nuk do të tentonin të ishin të mirë.

Të jesh i mirë ju ndihmon të i’a dilni me sukses përballë situatave stresuese dhe ju parandalon nga dramatizimi i ngjarjeve në jetën tuaj.

  1. Të jesh i mirë është një mënyrë për t’i mohuar pjesët e vetes tënde për të cilat ke frik t’i shfaqësh para të tjerëve

Të jesh i mirë është një mënyrë për ta mohuar atë që vërtetë je. Është një mënyrë për ti mohuar pjesët e shëmtuara, të flliqura të vetes tënde, sepse ju nuk dëshironi që ato ti shohin të tjerët.

Të jesh i mirë ju mundëson ti mohoni pjesët e vetes suaj, ju ndihmon të pretendoni se ju nuk ndiheni xheloz, nevrik, i frikësuar, i mërzitur, i lënduar ose i vetmuar.

Të jesh i mirë  ju ndihmon juve të mos e shfaqni para të tjerëve se ju keni brenga, pasiguri dhe frikëra me të cilat ballafaqoheni çdo ditë, se ndonjëherë ju mund të jeni i pakëndëshëm, por ne të gjithë i kemi problemet dhe djajt e tonë me të cilët duhet të luftojm.

Ju kurr nuk duhet të harroni se të jesh i mirë përgjatë gjithë kohës më të gjithë, vetëm do të ju ndalojë juve ta provoni dhe ta shijoni të tashmën. Gjithashtu u’a mohon edhe të tjerëve mundësinë për të ju njohur dhe për të ju dashur ashtu siç vërtetë jeni.

“Të qenurit i mirë është ajo që e bën kur ke frikë të jesh ai që vërtetë je.”

  1. Një grua dëshiron të njoh ashtu siç je vërtetë

Nuk ka asgjë të gabuar të jesh i mirë. Por, nëse kjo ju ndalon për ti shprehur ndjenjat dhe frikërat e juaja më të thella dhe nëse vazhdimisht tentoni të jeni “djali i mirë” i cili është gjithmonë i mirë dhe i dëgjueshëm, kjo vetëm mund ta shkatërrojë mundësinë e intimitetit të vërtetë dhe të ju parandalojë juve të ndërtoni lidhje të fortë dhe kuptimplote me gruan që e dashuroni.

Ju nuk duhet ta lejoni “mirësinë” tuaj të qëndroj mes teje dhe gruas nga e cila tërhiqeni. Ju duhet të jeni mjaftueshëm trim për të mos u fshehur pas “djalit të mirë” dhe ta shfaqni atë që vërtetë jeni.

  1. Një vajzë e dëshiron një djal që do të veprojë me zemër

“Djali i mirë” ju parandalon për ta shfaqur atë që e keni në zemër.

Një vajzë e dëshiron një djal që është i ndërshëm, besnik dhe i dashur, por ajo gjithashtu e dëshiron një djal që është i vetdijshëm për burrërin e vetë. Një djal që do të jetë mbështetja dhe ndihma e saj më e madhe. Një djal që do të ndihet i lumtur dhe emocionalisht i përbushur kur e ka atë pranë. Një djalë që do ta aktivizojë secilën pjesë së vetes së tij për të.

Ajo dëshiron të ndjej pasionin tënd, ngrohtësinë e prekjes tënde dhe rehatin e përqafimit tënd. Ajo dëshiron që ti të jesh spontan, i kujdesshëm dhe sensual. Ajo dëshiron ta ndjej dëshirën tënde të pangopur dhe intensitetin e dashurisë tënde.

  1. Një grua nuk dëshiron që ti të jesh djali i keq

Ky shkrim nuk tenton të ju thotë se ju duhet të veproni si një vagabong. Se duhet të jeni i pa takt dhe të bëheni i mirë për aq kohë sa ajo i përshtatet qëllimeve tuaja. Jo.

Kur them se një grua dëshiron ta ndjej epshin tënd dhe dëshirat e juaja të gjalla, kjo nuk do të thotë se ju duhet të jeni një trap. Energjisë tuaj sensuale shtoni pak butësi, dhembshuri, dashuri dhe respekt dhe pastaj të jesh i sigurt se kjo do të ju bëjë njeriun e përkryer për të.

Autore: Riley Cooper (curiousmindmagazine)
Në shqip nga filozofia.al