SHARE

Si e spjegon ti që femrat janë kaq të dobëta???
-Ç’farë ? Të dobëta jo i dashur mik.
Forca e një femre qëndron në dobësinë e saj ..
-Si ??
-Ajo beson në ëndrra lufton ti arrijë ato..
Ti beson??
-Unë ??
Jo ëndrrat për mua janë iluzione, madje të humbura.
-E pra kjo bën diferencën sepse femrat u japin ngjyrë dhe jetë ,jetojnë me to ..
I ndjekin…
-Po ti??
-Unë ndjek ,unë ndjek femrën që ndjek ëndrrën…
Sepse dua ato që ajo do..
-Kjo më dëgjohet si diçka magjike..
-Ashtu është sepse vetë ajo është magjia e jetës..
E vesh me ngjyra.
-Shpesh ato bëhen tekanjoze e prishin këtë magji…
-Po, sepse ka disa nga ne ,që e shikojnë ndryshe,statujë ose si një send. Ose më mirë ta them pak vulgare..
Si një mjet seksi,ikin ,kthehen dhe mendojnë sikur ato të jenë objekte.
Që mbas kthimit të tyre do të jenë atje palëvizur..
-Nuk e kuptova këtë frazë..
-Femrat janë qenia më delikate më e çuditeshme, ato mund të veshin me nxehtësinë e shpirtit kur dashurojnë..
Dhe të zhveshin në acar,mbas rikthimit në objekt…
-Me pak fjalë…
-Në detaje ato bëjnë diferencën e gjërave të mëdhaja …
Bëjnë ndryshimin e absurdes me realitetin, ne me pak fjalë jemi koka. Por ato janë zverku e çojnë kokën atje ku duan.
Pa ato nuk ka kuptim asgjë ,janë kripa e jetës…

Silvana Dhori Xhelaj