SHARE

Françesko Petrarka është një ndër figurat kryesore të Rilindjes evropiane. Në shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshëm, autor librash, traktatesh e vëllimesh mjaft te çmuara për kohen, për te cilat punoi me seriozitet me te madh.

Studiuesit pohojnë se Petrarka mendonte qe lavdinë tek pasardhësit do t’ia siguronin veprat e tij të shumta ne latinisht, te cilat përmbajnë boshtin e ideve te tij humaniste dhe qe përbejnë me tepër se kater te pestat e krijimtarisë se tij te shumanshme, qofte ne proze, qofte ne poezi.

Por u vërtetua e kundërta : Petrarka përmendet edhe sot nga pasardhësit për vëllimin me poezi ne italisht te titulluar “Frafmente ne gjuhen vulgare”, titull qe botuesit e mëvonshëm e ndërruan ne “Kanconiere”, qe ne shqip do te thotë “Libër i Këngëve”.

Nuk gjej paqe

As luftë s’bëj dhe askund s’gjej paqe’
dhe frikë dhe shpresë: kam zjarr dhe akullohem,
në qiell nxitoj, në tokë prap rrëzohem,
askënd s’takoj dhe botën kam përqafë.

Ajo më futi në burg, hapsan e laqë,
as nuk më mban, as nuk më lë të iki,
dhe më largon dhe hallkë më vë tek shpirti,
as rroj, as vdes, as dhimbjet s’kanë cae.

Pa sy dhe shoh, pa gjuhë dhe nxjerr klithmë,
kërkoj të vdes, thërras që të shpëtoj,
përbuz vetveten, ju jap ju lumturinë.

Mes lotësh qesh, ju jap ju dhembshurinë,
dhe jet’,dhe vdekje i vë në barazi,
po për këto, o grua, faj ke ti./Bota.al