SHARE

Meri Morison

O Meri eja ne dritare,
Eshte ora jone e deshiruar?
Ç’kushtojne mijera thesare,
Perpara syve te adhuruar!

Mundim te madh do te duroja,
Si skllavi qe duron i strukur.
Kur zemren tende ta fitoja,
Moj Meri Morison e bukur!

Dje me muzike e me vjoli,
Nder djem e vajza kercimtare.
Mendimi me shkoi tek ti,
Une isha atje po s’ndjeja fare.

Kish fort te bukura nder to,
Kish plot me nur sa s’behet me.
Po une thashe: “Nuk ka jo,
Si Meri Morison asnje!”

O Meri do ti ta mundosh,
Ate qe zbret per ty ne varr?
Dhe shpirt e zemer t’i coptosh,
Per fajin se te do me zjarr?

Ne s’me pranon si dashuror,
Trego per mua pak meshire!
Ti s’mund te kesh nje shpirt mizor,
Moj Meri Morison e mire.

Robert Berns