SHARE

“‘Vazhdoj dhe ia përsëris vetes se gjithçka shkon mirë. Po pse më dridhen duart, atëherë?’

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla.(“Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t’i jepnin jetë një lumturie.”)

E kishte vendosur që më parë se si duhej të ishte jeta e saj: shkolla që duhej të bënte, universiteti, burri me të cilin duhej të martohej… deri edhe ngjyra e divanit. U bë bashkëshorte para se të bëhej femër.

Por vjen një çast dhe e ndien se diçka po fillon të kërcasë. Në jetën e saj të përditshme shfaqen pasioni dhe dëshira. Elena kupton se është e mundur edhe një tjetër mënyrë jetese.

Ndoshta ajo meriton më shumë. Mjafton vetëm të gjejë kurajën e ta provojë, mbase edhe të gabojë.

‘Për vite të tëra kam pritur që jeta ime të ndryshonte, por tani e di se ishte jeta që po priste të ndryshoja unë.”

Fabio Volo, “Regëtimat e dritës së mëngjesit”