SHARE

“Ai dridhej i tëri e më shikonte i frikësuar, vetëm në një sekondë më kishte kuptuar. Kurse ti, gjithë jetën tënde s’më kishe kuptuar asnjëherë. Të gjithë njerëzit, të gjithë, më kanë dashuruar, më janë sjellë shumë mirë, më kanë adhuruar, vetëm ti më ke harruar, ti dhe vetëm ti s’më ke njohur kurrë.”

Stefan Zweig, “Letra e një të panjohure”

“Çdo gjë kuptohet nga duart, nga mënyra me të cilën presin, me të cilën kapin, me të cilën ndahen. Njëqind karaktere mund të zbulosh nga mënyra se si i kapin duart paratë, si i zhubrosin dhe i shtrëngojnë me lëvizje nervoze.

Karakteri i njeriut zbulohet në kumar nga vetë dora e tij. Sepse të gjithë ose pothuajse të gjithë kumarxhinjtë kanë mësuar se si të mos tradhtohen nga fytyra. Ata ruajnë maskën e ftohtë në fytyrë që i tregon të paprekshëm… Por pikërisht ngaqë tërë vëmendja përqendrohet te fytyra, ata harrojnë duart, që zbulojnë pa turp të fshehtën e madhe…”

Stefan Zweig, “24 orë nga jeta e një gruaje”

“Të gjithë njerëzit që takojmë janë reflektimi ynë. Ata kanë hyrë në jetën tonë me një qëllim: duke i parë, ne korrigjojmë veten dhe gabimet tona. Duke bërë këtë, rrjedhimisht edhe këta persona ndryshojnë ose… dalin përgjithmonë nga jeta jonë.”

Boris Pasternak

“Tani të luajmë syllambyllsi. Nëse do të fshihesh në zemrën time nuk do ta kem të vështirë të të gjej. Por nëse do të fshihesh brenda guackës tënde, atëhere do të jetë e kotë të të kërkoj.”

Kahlil Gibran

“As vetë s’e mora vesh kur nisa të të humbisja. Kur e kuptova ishte tepër vonë, tashmë kisha humbur. Tani e di pse ndodhi dhe ku ti ishe më e fortë. Në dashuri! Ti gjithmonë më mundje në dashuri; unë gjithmonë të doja më shumë nga sa më doje ti. Edhe kësaj radhe, dashuria ime qenkësh dobësia ime e vetme, thembra ime e Akilit dhe ti, me shumë zotësi, madje pa u matur fare, godite drejt e aty.”

Anatoli Toss, “Fantazitë e një gruaje”

“Do të të kritikojnë gjithmonë, do të flasin keq për ty dhe vështirë se do të takosh ndokënd që do të të pëlqejë për atë që je. Ndaj, jeto, bëj çfarë të thotë zemra. Jeta është një shfaqje teatrale pa prova gjenerale. Qesh, këndo, kërce, jeto intensivisht çdo ditë, para se kjo shfaqje të përfundojë pa duartrokitje.”

Charlie Chaplin