SHARE

Revista The Week.com I ka kushtuar një artikull shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Nuk e ka përzgjedhur për veprat dhe shkrimet e tij, por për veprat që ai parapëlqen dhe rekomandon. Cilët janë librat e preferuar të tij dhe që kanë lënë gjurmë tek ai?

Libri I parë I preferuar I tij është vepra e famshme botërore “Komedia Hyjnore” e fiorentinasit Dante Aligeri. Në këtë vepër Kadare ka veçuar  pjesa e pare, “Ferrin”. Ai e cilëson atë në terma të përgjithshme si një paralajmërim të vlefshëm të ndërgjegjes humane në çdo periudhë.

“Don Kishoti” i shkrimtarit të madh spanjoll Migel Servantes sepse është një vepër universale që tregon kontradiktën e asaj që jetojmë dhe të asaj që ëndërrojmë të jetojmë.

“Shpirtëra të vdekur”, novela e famshme dhe e bujshme e shkrimtarit rus Nikolai Gogol, shkruar në 1842. Edhe pse idenë origjinale thuhet se Gogol e mori nga Pushkini, vepra në vetvete është një ide gjeniale e sjellë me sarkazëm therëse për njeriun që bën bashkë dy botë të ndryshme.

“Makbethi”, – tragjedia e njohur e Uilliam Shekspirit. Kadare e përmend shpesh këtë vepër si të preferuarën e tij edhe në dalje të mëparshme. Ai tregon se ka qenë vetëm 11- 12 vjeç kur e ka lexuar për herë të parë dhe ka qenë libri I parë shokues për të. “Nga pamundësia për ta pasur timin në atë kohë, mbaj mend, se shkruajta shumë nga vepra me shkrim dore dhe më pas e dorëzova librin”,-tregon Kadare.

“Procesi” i Franc Kafkës. “Ndërsa ferri I Dantes dhe Makbethi tregojnë fuqinë e kohës së totalitarizmit, periudhën që më së shumti kam jetuar, “Procesi”, nga ana tjetër më jep ndjesinë e kohës që jetojmë sot”,- shprehet shkrimtari.

“Nderi i humbur i Katerina Blum” i Hajnrih Bël. Borxhi I pashlyer I Katerina Blum është I ndjeshëm në popujt e Gadishullit Ballkanik më tepër se në çdo vend tjetër evropian./botimeshqip