SHARE

Me lulëzimin e rrjeteve sociale dhe programe të formatit “Big brother”, fama ka marrë të tjera përmasa. Tashmë është shumë më e thjeshtë të jesh i/e famshme, pavarësisht se mund të kemi koncepte të ndryshme për famën.

Më poshtë kemi mbledhur disa nga përkufizimet për famën, çfarë mendonin shkrimtarë të njohur në lidhje me të qenit i famshëm. Megjithatë, vlen të themi se shumë prej tyre u bënë të famshëm vetëm pas vdekjes.

“Ka vetëm një gjë më të keqe sesa të përflitesh: të mos flasin fare për ty”. – Oscar Wilde

“Reputacioni i keq nuk është si fama, megjithatë është shumë më mirë sesa mosnjohja”. – Neil Gaiman

“Shkrimtarët nuk shkruajnë për para, për famë, për femra/meshkuj, por për të pasuruar jetën e atyre që zgjedhin të lexojnë punën e tyre”. – Stephen King

“Jemi të famshëm, Iggy” – pëshpëriti. “Edhe? Ashtu është edhe gripi i derrit”. – James Patterson

“Asnjëherë nuk mund të jesh edhe i famshëm, edhe i lumtur”. – Madeline Miller

“Anonimati në tokë është më mirë sesa fama në parajsë”. – Jack Kerouac

“Famë do të thotë që miliona njerëz kanë mendim të gabuar për atë çfarë je”. – Erica Jong

“Fama është banalizuar, ajo ofrohet si një kuti supe gjysmë e gatshme”. – J.G. Ballard