SHARE

“Ai që ka kontroll mbi të kaluarën, kontrollon edhe të ardhmen; ai që ka kontroll mbi të tashmen, kontrollon edhe të kaluarën” – “1984”.

“Bukuria është e pakuptimtë kur nuk ndahet” – “Ditët burmeze”.

“Nëse do që të mbash një sekret, duhet ta ruash edhe nga vetja” – “1984”.

“Njeriu është e vetmja krijesë që konsumon pa prodhuar” – “Ferma e kafshëve”.

“Mbase njeriu vdes me të vërtetë në momentin kur truri i tij ndalon, kur e humbet fuqinë për të nisur një ide të re”.

“Librat më të mirë … janë ata që të tregojnë atë që tashmë e di” – “1984”.

“Humbja e besimit është aq e mistershme sa besimi vetë” – “Vajza e klerikut”.

“Njeriu u shërben vetëm interesave të veta”- “Ferma e kafshëve”.

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është forcë” – “1984”.

“Shenja dalluese e njeriut është dora, instrumenti me të cilin bën gjithë ligësitë” – “Ferma e kafshëve”.

“Zgjedhja e llojit njerëzor shtrihet mes lirisë dhe lumturisë… kjo e fundit është më e mirë” – “1984”.

“Tërmeti është argëtues… kur ka mbaruar” – “Ditët burmeze”

George Orwell