SHARE

“Vetmia ime nuk varet aspak nga prezenca apo mungesa e personave të tjerë; përkundrazi, unë urrej atë që ma vjedh vetminë, pa më ofruar në shkëmbim një shoqëri të vërtetë.”
– Friedrich Nietzsche

“Përgjegjësi për veten do të thotë të mos i lejosh të tjerët të mendojnë për ty, të flasin për ty; do të thotë të respektosh dhe të përdorësh trurin dhe instinktet e tua.”
– Adrienne Rich

“Njeriu është shërbëtor i jetës…”
– Sterjo Spase

“Ju nuk mund të zotëroni një qenie njerëzore. Nuk mund të humbni çfarë nuk është e juaja. A mundeni vërtet të doni dikë që pa ju është askush?”
 – Toni Morrison

“Por është e vështirë që një njeri i pakënaqur të mos ja vejë fajin dikujt tjetër, dhe pikërisht atij që ka më afër, si shkaktar të asaj që e bën atë të pakënaqur.”
– Leo Tolstoy

“Është fatkeqësi të jesh vetëm, miqtë e mi. Vetmia e shkatërron shumë shpejt arsyen”.
  – Zhyl Vern

“Mos hiq dore kurrë , Katerinë. Ke aq shumë gjëra brenda teje dhe më fisnikja nga të gjitha është sensi i lumturisë. Por mos e prit jetën nga një burrë. Prandaj shumë gra mashtrohen. Prite nga vetvetja.”
 – Albert Camus

“Lumturia jonë varet më tepër nga ajo që kemi në kokat tona, sesa ajo që kemi në xhepat tanë.” – Arthur Shopenhauer

“Më në fund e kisha zbuluar formulën që i nevojitet çdo njeriu për të qenë i lumtur: Mjafton të kesh pranë atë që do.”
– Orhan Pamuk

“Në vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet; në shoqëri e shqyejnë të tjerët”.
Friedrich Nietzsche

“Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që nuk mund ta bëjë lumturia.”
– Gabriel García Márquez

“Bukuria është misterioze dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë. E mira dhe e keqja luftojnë në të dhe arena është zemra e njeriut”.
– Fyodor Dostoevsky

“Për një burrë të ri, asgjë nuk është më e domosdoshme sesa shoqëria e një gruaje inteligjente”.
– Leo Tolstoy

“Provo të bësh një herë çfarë të tjetër të thonë që nuk mundesh dhe nuk do t’u kushtosh më kurrë vëmendje opinioneve të tyre”.
– James R. Cook