SHARE

“Zotit të përkryer nuk i duhet dashuria juaj: Zoti i përsosur – është vetëm një hipotezë, ai ekziston vetëm në mendjen tuaj. Ju nuk e keni takuar asnjëherë atë; në rastin e kundërt , njeriu, i cili kërkon gjithmonë të papërsosurën, do ta gjente papërsosmërinë edhe te Zoti.

A e keni vrarë, vallë, mendjen për këtë? Nëse papritmas ai shfaqet përpara jush, është e mundur që nuk do të gjenit tek Ai mungesë përkryerjeje? Ju do të gjenit papërsosmërinë edhe tek Ai. Mundet, Ai nuk është aq i bukur, sic e keni përfytyruar. Ndoshta Ai ngjan me kinezin, mundet që të jetë zezak, madje edhe zezake. Ka mundësi që Ai të jetë shumë plak, tepër i rrëgjuar:  Në Të nuk ka freski,por vetëm një pleqëri që mbanë erë. Sepse Ai ka jetuar shekuj të tërë.

Ekzistojnë aq shumë përfytyrime për Zotin. Dikush beson se ai ka katër duar. Mos mendoni, vallë, se të kesh katër duar është gjë e bukur? Kurse dikush tjetër mendon se Ai ka mijëra duar. Eshtë shumë e drejtë ta vësh njeriun me mijëra duar në muzeum, por ta duash Atë… po sikur Ai t’ju përqafojë me një mijë duar. Nëse arrini të cliroheni nga përqafimi i Tij, ju s’keni për të menduar asnjëherë për Zotin. Ka një përfytyrim për Zotin me tri fytyra . Interesante do të ishte ta shihje Atë, por njeriu me tri fytyra, si vështirë do t’u duket i bukur. Pastaj, e cili e di se si janë ato fytyra?

Përsosmëria e Zotit është në mendjen tuaj, meqenëse Zoti është vetëm një përjetim i mendjes. Dhe ju e keni shumë të lehtë ta doni Zotin, sepse nuk ka asnjë Zot, kështu që nuk ka asnjë edhe një problem. Të duash femren ose mashkullin… këtu ka probleme. Ju keni nshije të ndryshme; ju keni prirje të ndryshme. Ju doni të shkoni në kinema, kurse bashkëshortja juaj kërkon që ju të mos shkoni në kinema, asaj i dhemb koka.”

-Osho- “Zarathustra: Perëndia që Vallëzon”