SHARE

“Unë mendoj se ankthi i vdekjes fshihet prapa ankesave që shumë pacientë paraqesin. Për shembull, mendoni për sikletin që vjenë bashkë me datëlindjet e mëdha (mosha tridhjetëvjecare, dyzet apo pesëdhjetëvjecare), të cilat na kujtojnë se koha kalon pa u ndalur. Kohët e fundit takova një paciente, e cila përshkroi disa net plot makthe të llahtarshme.

Në njërin prej tyre, një futësak kishte kërcënuar jetën e saj: në një tjetër , ajo kishte ndier sikur po binte në një humbëtirë. Ajo tha se datëlindja e saj e pesëdhjetë po afronte dhe se i trembej festësqë familja po i organizonte. Unë e nxita të eksploronte të gjitha domethëniet e të qenit pesëdhjetë vjece. Ajo tha se ndiente që pesëdhjeta ishte me të vërtetë shumë moshë e vjetër dhe se i kujtohej se si dukej nëna e saj në moshën pesëdhjetëvjecare. Të dy prindërit e saj kishin vdekur në fund të të gjashtëdhjetave, dhe kështu ajo e dinte që tani i kishte kaluar dy të tretat e jetës së saj.

Përpara se ne të takoheshim, ajo nuk kishte folur kurrë hapur se si mund të vdiste, për funeralin e saj, pëe besimet e saj fetare dhe, ndonëse seancat tona qenë të dhimbshme, unë besoj se demaskimi i procesit në fund i dha lehtësim. Ankthi i vdekjes është i strukur në shumë nga etapat tona të rëndësishme – në sindromën e folesë bosh, gjatë pensionit, gjatë krizës së mesomoshës dhe të ribashkimet me shokët e shkollës së mesme dhe kolegjit – si edhe në pikëllimin tonë për vdekjet e të tjerëve. Unë besoj se shumica e maktheve burojnë nga ankthi i vdekjes që është arratisur nga vatha e tij.”

-Irvin D. Yalom, “Rrugëtim drejt vetvetes”