SHARE

A e ke ndërmend me i ndalë britmat,
a ndoshta do me vazhdu me i vra
fëmijët e tu?
A je i vetëdijshëm për veprimet e tua?
A e ke mendu ndonjëherë
se çdo goditje n’trupin tim,
është thikë në zemrën e fëmijëve të tu?

N’fakt fëmijëve t’mi,
se babë nuk t’bën ngjizja,
babë t’bën kujdesi dhe respekti i tyre.

Me neveri them se i ngjize,
edhe atë çdoherë pas goditjeve n’trupin
tim,
se asnjëherë s’dite me falë dashni,
as për mua, e as për fëmijë .

Egoist i kapluar në epsh,
e shpirtin e trazuar e shpraze
në mua me britma e të shara,
me dhunë fizike e seksuale.

Çdo ditë m’ke vra
e m’ke detyru me hesht,
me u mbyllë n’dhomë e me qa n’za,
me prit me u largu gjurmët e dhunës
n’fytyren time.

E unë kam vazhdu me hesht,
se jam gru,
se s’kam forcë me përballu vuajtjet.
Jo vuajtjet e mia,
po vuajtjet e fëmijëve me i lanë pa nanë,
e qe besa edhe pa babë.
S’kam pas forcë me i marrë me vete,
e s’kam dasht me i lanë n’duart e tua.
N’duart e një dhunuesi.
Se ata s’kanë faj, ata janë t’padjallëzuar.
Shpirti i tyre s’duron dhunë.

Mjaft!
Sot ka ardhë koha me e ngritë zanin!
Asnjëherë për vuajtjet e mia,
veç për vuajtjet e fëmijëve t’mi.

Ka ardhë koha me i mbledhë forcat!
Mjaft britmave tua!
Mjaft dhunës tënde!
Mjaft vuajtjeve të fëmijëve t’mi!

Sot ka ardhë koha me u ba nanë
e babë!
Kam me punu për kafshatën e tyre,
e do t’i mësoj për respektin,
për durimin,
për dashninë pa dhunë.

Mjaft m’shkele!
Se ti s’je babë.
S’je as burrë.
Burrë t’bën veç seksi,
asgjë më shumë.

Egzon Krasniqi