SHARE

Nuk kam dëshirë sot të mendoj, as të
dashurohem por as të më dashurojnë.
Ndoshta mund të jetë faji i kohës.
Shi !!!
Shi i qetë pa revoltë, mua do më pëlqente
të ishte i revoltuar, sikurse unë në mendime.
Kështu pa ndonjë arsye tëveçantë ,revoltohem.
Revoltohem gjithmonë dhe mandej nuk kam dëshirë
te dashuroj, të dashurohem.
Humbas e shkujdesur në meditim ndërmjet revoltës sime..
Ja prap Dhjetor…

Ashtu si një vit më parë si disa vite të tjerë të shkuar….
Dhe ja unë prap e revoltuar …
Njerëz që nxitojnē me çanta nëpër duar.
Kush me dhurata, dikush me pemë krishtlindjesh.
Shikoj vitrinat e dyqaneve, rrugët dritat e
babagjyshêve të vitit të ri, shtojnë një notë në
atmosferën festive..
Nuk e di pse mua më duken absurde të gjitha.
Njerëzit që vrapojnë të zbukurojnë, Por ç’farë??
Akoma nuk kam arritur të kuptoj Jata e tyre bosh,
nuk mbushet me tullumbace ,drita dhe pemë artficilale..
Ashtu si vetëgënjeshtërsia nxitojnë të stolisin ambjentet..
Por jo shpirtin e tyre, atë nuk ndryshojnë dot festat,
mbetet i pastolisur..
Dhe kjo më revolton..
Shi !

Kjo është në favorin tim fsheh lotët për ty.
Për gjithçka..
Dhe ja tani po postoj..
Po postoj një këngë për “Dashurinë,,
Haha…
I gënjeshtërt postimi si vetë jeta, si vetë dashuria….si unë,
si ti,si të gjithë..
Trishtohem…
Nuk dua dashuri si letër e Babagjyshit, dua një dashuri ku përralla bëhet e vërtetë..
Dua dikë të ketë përbërje organike jo kimike..
Dua të jetë si unë të ketë gjak si unë, shpirt,zemër…të ketë ide, mendime.. Dua të marrē frymëzim thjesht nga një puthje…
Apo ndoshta kërkoj shumë???
Sepse kam guxim të kërkoj përkëdhelje më mbas…
E atëherë …
Nëse janë shumë kam Vetmin time e nxjerrim shëtitje njëra tjetrën,për më tepër këto ditë të shenjta..
Sepse këto ditë më tepër se kurrë,, kam nevojë të dëgjoj….
-Më mungon….

Dhe shikoj Asgjë, dhe Askush të shkruara në boshllëkun e
fjalëve të pathëna…
Dhe ja mesditë dhe shiu vazhdon, në fund të ditës do të numëroj njerëzit ,sa ???
Sa në të vërtetë dhe sa janë ata që vlejnë…
Shi…meditime…
Këto ishin të fundit për sot…

Silvana Dhori Xhelaj