SHARE

“Inteligjenca jeton më gjatë se bukuria.”
– Oscar Wilde

“Një burrë që dashuron si një grua bëhet skllav; një grua, megjithatë, që dashuron si një grua bëhet edhe më perfekte.”
– Friedrich Nietzsche

“Tre gjëra nuk mund të mbahen fshehur për kohë të gjatë: Hëna, Dielli dhe e vërteta.”
– Gautama Budha

“Mbi të gjitha, mos e gënje veten. Njeriu që e gënjen veten dhe i dëgjon gënjeshtrat e veta, vjen në një pik që nuk mund ta dalloj të vërtetën brenda vetes, ose përreth vetes dhe kështu e humbet të gjithë respektin për veten dhe për të tjerët. Duke mos pasur respekt, ai pushon së dashuruari.”
– Fyodor Dostoevsky

“Kapitalizmi: Mësoje një njeri të peshkojë, por peshqit që pastaj ai i kap nuk i përkasin atij. Ata i përkasin njeriut që e ka paguar për të peshkuar dhe nëse ai është me fat, ai mund të fitojë mjaftueshëm sa për të blerë disa peshq edhe për vete.”
– Karl Marx

“Mënyra më e pabesë për ta dëmtuar një kauzë është mbrojtja e qëllimshme e saj me argumente të gabuara.”
– Friedrich Nietzsche

“E vetmja njohje e vërtetë është të dish se nuk din asgjë.”
– Sokrati

“Ne kurr nuk jemi më të pambrojtur ndaj vuajtjes se sa atëherë kur dashurojmë.”
– Sigmund Freud

“Martesa nuk duhet të jetë një burg, por një kopsht në të cilin diçka e lartë është mbjellur.”
– Irvin D. Yalom

“Të gjitha të vërtetat kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vet-evidente.”
– Arthur Schopenhauer

“Asnjë femër nuk duhet kurrë të martohet me një mashkull i cili e urren nënën e vetë.”
– Martha Gellhorn

“Një grua e ndjeshme kurrë nuk mund të jetë e lumtur me një budalla.”
– George Washington

“Në dashuri shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”
– François de La Rochefoucauld

“Dënimi i gënjeshtarit nuk është vetëm se atij nuk i beson askush, por ai nuk mund ti besoj askujt.”
– George Bernard Shaw

“Dëshpërimi është çmimi të cilin e paguajmë për vet-ndërgjegjësim. Shiko thellë brenda jetës, dhe gjithmonë do të gjesh dëshpërim.”
– Irvin D. Yalom

“Nëse e tregoni të vërtetën, nuk keni nevojë të mbani mend asgjë.”
– Mark Twain

“Asgjë nuk e forcon më shumë autoritetin se sa heshtja.”
– Leonardo da Vinçi

“Në këtë botë ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata që duan të dijnë dhe ata që duan të besojnë.
– Friedrich Nietzsche

“Detyra e parë e njeriut është të mendojë për veten.”
– Jose Marti

“Mësimi nuk është lojë fëmijësh; ne nuk mund të mësojmë pa vuajtur.”
– Aristoteli