SHARE

Të gjitha fetë kanë përgatitur për të shenjtët në parajsë kënaqësi nga më të ndryshmet. Po ato kënaqësi që dënohen këtu, janë të mundëshme në mjediset e parajsës. Eshtë e pamundur ta përfytyrosh se sa alogjike është kjo, sa jo normale.
Myslimanët e ndalojnë alkoolin dhe premtojnë se ata që heqin dorë nga alkooli, do të kenë në parajsë lumenj me verë. Ajo nuk është shishe vere, ju mund të notoni në të, ju mund të fundoseni në të, mund të pini. Nuk ka asnjë  ndalesë, nuk duhet marrë asnjë leje, nuk duhet të paguani para për këtë.

Atje keni në dispozicion gra të bukura, ato janë përjetësisht të reja. Ato kanë qenë për një kohë aq të gjatë të reja, saq kjo i frikëson; rinia e tyre është aq  e vjetër; ajo nuk mund të jetë e freskët, ajo duhet të bie erë të keqe. Gjatë miliona vitesh ato kanë ngecur në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ato nuk rriten më shumë. Këtu femrat dënohen nga të gjitha fetë si burim i mëkatit, si burim i skallavërisë. Kurse në botën tjetër e njejta femër lejohet dhe e njejta gjë eshte e vërtet në drejtim të të gjitha kënaqësive. Zarathustra ka plotësisht të drejtë. Mos u besoni atyre që ju flasin për shpresat jotokësore; ato janë helmuese, e dinë ata këtë apo jo?

“Zarathustra: Perëndia që Vallëzon” – Osho