SHARE

Mëngjesi erdhi dhe unë nuk e di si kurrë
më parë ndihem e lumtur, pa arsye!!
E hodha tutje kuvertën u ngrita si kurrë më parê
duke qeshur, po duke qeshur…
Do të filtroj me jetën, pse jo? A ka më bukur?
Mora një të kuq buzësh, më të kuqin dhe te
pasqyra më e madhe sa hyn te dera shkruajta
me shkronja të mëdha:
“TË DUA VETJA IME,,

Nëse nuk të dua unë kush tjetër mund të të dojë?
E shikoj dhe lumturohem më tepër..
Nëse nuk të dua unë kush tjetër mund të të dojë?
Vazhdoj ti them dhe i buzëqesh .
-Nga ky moment dhe në të ardhmen do të ndaloj
të jem thes i “boksit,,…
Po thes i’’boksit,, të pres goditjet gjithandej
Po tabelë ku shkruhen dëshirat dhe unë, ti plotësoj..
Nuk mund të jem më karrigia e faljes ku ju të uleni
të rrefeni mëkatet tuaja…

Unë do të mbaj mbi supe përgjegjësitë e mia,
ndërsa ju fajet tuaj…
Është detyra për të qenë njerëz, reflektimi.
Asnjē nuk mund të jetë stol ku ju të shplodheni
mbas udhëtimeve në ferr…

Silvana Dhori Xhelaj