SHARE

Në ç’kënd ,në ç’skaj të kësaj bote,?
ke ngritur strehën shpirti im…
Ti shpirt rebel i panënshtuar
krenar i lirë në vetmohim…

Tallaz deti i tërbuar
kur shpërthen si stuhi,
O i mjeri shpirt i vuar
i “ vogël ,,gjer në madhështi.

Por vikamat kur thërret
humbasin në qiellin pus të zi .
Si ti humbur në mendime si
klithmê e thellë nga një lëngim…

Në ç’ëndërr sot ke udhëtuar
në ç’labirint pa fund pa kthim?
Ti o shpirt i revoltuar
i ëmbël gjer në hidhërim..

Më thuaj vetëm ti një fjalë
por mos më thuaj lamtumirë..
Se kjo jetë mundim ka tepër
se ëndërra bashkē me dëshirë..

Ti rebel mos u dorëzo
duro dhimbje dhe tundim.
Këtu nga unë mos u largo,
mos thuaj lamtumirë ti shpirti im…

Udhëtimin do të vazhdojmë
nuk ndalemi unë dhe ti,
Se ne jemi të pandarë,
ti je unë dhe unë jam ti…

Silvana Dhori Xhelaj