SHARE

Asgjë,
ti nuk mund të bësh
zemrën e akullt të shkrish
Dielli yt nuk mjafton..
Brenga të gërryen dhimbja
fort të mundon..
Nuk e di kur të shikoj kështu
pyes veten përse??

Më pëlqen të vuash sepse ti
nuk je i denjë me zemër të duash..
Të ndiesh dhimbjen të ndiesh pendimin.
Acarin e kristaltë të mundimit.
Por unë, dua të bëhem poete,
botën tënde mos të gjykoj.

Sepse nuk jam Zoti ty
të ndëshkoj..
Por ti..
Nuk ke as zemër ,
as jetë as gëzim.
Sytë në errësirë zhytur
nga makthi mbuluar..
Lodhur, mpirë të zbehtë
të trishtuar.

Unë ..
jam Kometē me
Qiellin dashuruar.
Ti ..
humbur në Galaktikë
nga Dielli harruar..
Në Kohë orë e shkurdisur
zvarranik
tokësor kujtimesh gremisur ….

Silvana Dhori Xhelaj