SHARE

“Njëri ndër ndëshkimet që vjen nga refuzimi për të participuar në politikë, është se ju përfundoni duke u qeverisur nga njerëzit indiferentë.”
– Platoni

“Përderisa nuk e bëni të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do të u’a diktojë jetën, dhe ju do ta quani atë fat.”
– Carl Gustav Jung

“Momenti më i vetmuar në jetën e dikujt është atëherë kur ai është duke e shikuar se si e gjithë bota e tij rrënohet, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë.”
– F. Scott Fitzgerald

“Kapitalisti i fundit që duhet ta varrim, është ai i cili na e ka shitur litarin.”
– Karl Marx

“Dashuria është e vetmja e ardhme të cilën Zoti na e ofron.”
– Viktor Hygo

“Bota i thyen të gjithë, dhe më pas, disa janë të fortë në copa të thyera.”
– Ernest Hemingway

“Është dashuria, dhe jo arsyeja, ajo që është më e fortë se vdekja.”
– Thomas Mann

“Një gjë sa më perfekte të jetë, aq më shumë ndjen dhimbje dhe kënaqësi.”
– Dante Alighieri

“Bukuria e madhe dhe virtyti i madh rrallëherë rrojnë bashkë.”
– Francesco Petrarca

“Zhvillimi i lirë i secilit është parakusht për zhvillimin e lirë të të gjithëve.”
– Friedrich Engels

“Nuk ekziston ilaç për dashurinë, përveç se të dashurosh edhe më shumë.”
– Henry David Thoreau

“Largësia i dobëson dashuritë e vogla dhe i rrit ato të mëdhat, ashtu sikur se era që qiriun e fikë por zjarrin e ndezë edhe më shumë.”
– François de La Rochefoucauld

“Dhembshuria për kafshët është e lidhur ngushtë me mirësin e karakterit, dhe mund të pohohet me siguri se ai që është mizor me kafshët, nuk mund të jetë kurrë njeri i mirë.”
– Arthur Schopenhauer

“Një teori që shpjegon gjithçka, nuk shpjegon asgjë.”
– Karl R. Popper

“Detyra e parë e një revolucionari është të edukohet.”
– Ernesto Che Guevara

“Asgjë nuk tregon më shumë për karakterin e njeriut se sa ajo që atë e bënë të qesh.”
– Johann Wolfgang von Goethe

“Është e lehtë të urresh dhe e vështirë të duash. Kjo është mënyra se si shkojnë gjërat. Të gjitha gjërat e mirë janë vështirë të arritshme; përderisa gjërat e këqija janë lehtësisht të kapshme.”
– Confucius

“Atëherë kur formohet shteti, nuk mund të ketë më heronjë. Ata dalin në skenë vetëm në rrethana të pa organizuara.”
– George Wilhelm Friedrich Hegel

“Unë nuk kam besim në pwrkryeshmërinë njerëzor. Mendoj se përpjekja njerëzore nuk ka ndonjë efekt të dukshëm mbi njerëzimin. Njeriu tani është më aktiv – por jo më i lumtur, jo më i mençur se sa që ka qenë para 6000 viteve.”
– Edgar Allan Poe

“Interpretimi i një budallai për atë që thotë një i mençur nuk mund të jetë kurrë i sakt, sepse budallai atë që e dëgjon, në mënyrë të pavetëdijshme e kthen në atë që mund ta marr vesh.”
– Bertrand Russell

“Kurdo që e gjeni veten në anën e shumicës, është koha të ndaleni dhe te reformoheni.”
– Mark Twain

“Gratë janë bërë për tu dashuruar, jo për tu kuptuar.”
– Oscar Wilde

“Ju duhet të jetoni në të tashmen, lëshojeni veten në secilën valë, gjejeni përjetësinë në secilin moment. Budallenjtë qëndrojnë në ishullin e mundësive dhe shikojnë përpara për ndonjë tokë tjetër. Nuk ka tokë tjetër. Nuk ka jetë tjetër, përveq kësaj.”
– Henry David Thoreau

“Njerëzit vazhdimisht i fajësojnë rrethanat për gjendjen e tyre. Unë nuk besoj në rrethana. Njerëzit që i’a dalin në këtë botë janë ata të cilët zgjohen dhe i kërkojnë rrethanat që i duan dhe nëse nuk i gjejnë, ata i krijojnë ato.”
 – George Bernard Shaw