SHARE

O shtigje ku lirshëm valëvitet bari
Lugina , kodra e ti pyll që oshëtinë
Çfare është me ju e gjithë kjo heshtje varri ?!
Për atë që iku e jo më nuk ka kthim.

Po pse kjo dritare tash vonë rri e mbyllur
Ky kopësht që rrin i heshtur e i shkretë
O shtëpi ku i zoti , gjithmone miqtë i ka pritur
tani nuk është më , as kurrë më s’do të jetë .

E ti qen besnik kush për ty do kujdeset ?
S’ ka dorë të të ushqejë, më këtu njeri s’ka
Fëmijë i gjorë qan e kërkon të atin
e vejushë e zezë e qan e mallkon fatin.

Si iku ai kështu në errësirë
O dhimbje që godet pareshtur,  pamëshirë
Ku shkoi vallë , s’përgjigjet asnjeri
Veç zerit tim të trishtuar, një vaj ,një elegji..

– Victor Hygo
(Shqipëroi: Servet Bytyçi)