SHARE

“Një popull që i vlerëson më shumë privilegjet se sa parimet e veta, shumë shpejt i humb të dyja.”
– Dwight D. Eisenhower

“Udhëtimi ju bënë modest, sepse e shihni se çfarë vendi të vockël e zini në botë.”
– Gustave Flaubert

“Sepse njeriu e dashuron dhe e nderon njeriun vetëm për aq kohë sa ai nuk është në gjendje ta gjykojë atë.”
– Thomas Mann

“Ju vuani nëse nuk e merrni atë që e dëshironi. Ju vuani edhe nëse e merrni atë që nuk e dëshironi, madje ju vuani edhe nëse e merrni saktësisht atë që e dëshironi, sepse ju nuk mund ta mbani atë përgjithmonë. Mendja juaj është telashja e juaj. Ajo dëshiron të jetë e lirë nga ndryshimi, e lirë nga dhimbja, e lirë nga obligimet e jetës dhe të vdekjes. Por ndryshimi është ligj dhe asnjë sasi vullneti ose dëshire nuk do të ndryshoj këtë realitet.”
– Sokrati

“Kur e blejm një libër, ne me optimizëm mendojmë se jemi duke e blerë edhe kohën për ta lexuar atë.”
– Arthur Schopenhauer

“Është arritje e madhe të jesh vetvetja në një botë që vazhdimisht tenton të ju bëjë diçka tjetër.”
– Ralph Waldo Emerson

“Dashuria dhe dhembshuria nuk janë luks, por nevojë. Pa këto, njerëzimi nuk mund të mbijetojë.”
– Dalai Lama

“Nëse nuk e tregon të vërtetën për veten, nuk mund ta tregosh atë për askënd tjetër.”
– Virginia Woolf

“Shumë mbretër në një ushtri, mund ta shkatërrojnë atë.”
– Homeri

“Zoti dhe djalli janë duke luftuar dhe fushëbeteja është zemra e njeriut.”
– Fyodor Dostoyevsky

“Plagët morale e kanë këtë veçori – ato mund të fshihen, por asnjëherë të mbyllen; mbesin gjithmonë të dhimbëshme, gjithmonë të gatshme të pikojnë gjak atëherë kur preken; ato mbesin të freskëta dhe të hapura në zemër.”
– Alexandre Dumas

“Ne kemi nevojë për libra të cilat na prekin ashtu sikurse fatkeqësia, libra të cilat na dëshpërojnë thellësisht, sikur vdekja e një njeriu që e kemi dashur më shumë se veten, sikur dëbimi në një pyll larg prej të gjithëve, sikur vetëvrasja. Libri duhet të jetë sëpatë, për detin e ngrirë brenda nesh.”
– Franz Kafka

 

 

“Edhe revolucionari më radikal do të bëhet konservartor ditën pas revolucionit.”
– Hannah Arendt

“Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Schopenhauer

“Është e vërtetë, ne e dashurojmë jetën, por jo sepse jemi mësuar të jetojmë, por sepse jemi mësuar të dashurojmë. Ekziston gjithmonë pak çmendi në dashuri, por gjithmon ama ekziston edhe pak arsye në çdo çmendi.”
– Friedrich Nietzsche

“Njeriu që e lëviz malin, fillon duke i larguar nga rruga gurët e vegjël.”
– Confucius

“Mendimtar i lirë është ai person që është i gatshëm ta përdor mendjen e vet pa paragjykim, dhe pa frikën për ti kuptuar gjërat të cilat përplasen me zakonet, privilegjet ose besimet e tij. Kjo gjendje mendore nuk është e zakonshme, por është esenciale për mendimin e drejtë.”
– Leo Tolstoy

“Femrat janë të çmendura dhe meshkujt janë budallenjë. Arsyeja pse femrat janë të çmendura është sepse meshkujt janë budallenjë.”
– George Carlin

“Miqësia e vërtetë mund të ekzsitojë vetëm mes të barabartëve.”
– Plato

“Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fund të së cilës ju gjithmonë do të gjeni falje.”
– Honoré de Balzac