SHARE

Çdo kush nga ne duke u rritur, për të mos thënë plakur,kompletohet totalisht në pjekjen e  mendimeve, ideve, dëshirave. Përplaset me dallgët e veta në detin e tij, ashtu sikurse Odisea, lundron në brigjet e pa fundme.
Të shkelë dheun e Itakës së llahtarisur. Lufton me furtunën e kohës, duke pritur mes përleshjeve zbutjen e saj.
Largimin e dallgëve të egërsuara, dhe perëndimin ta zëvendësojë ylberi me shënjat e dritës.

Të gjithë presim një buzëqeshje,
mbas saj shpirti i lodhur qetësohet, zbutet .
Merrë forcë, vazhdon më tej duke u bërë i durushëm i ndjeshëm. Jo vetem me homogjenin Njeri por me çdo qënie të gjallë dhe me natyren. I ndjeshem me ambientin që e rrethon, jeton.
Sepse buzëqeshja të mbushë mirësi, shpresë të plotëson.
Dhe jo vetëm të kërkojmë por të falim buzëqeshje ajo zbutë egërsinë e jetës, dëshirën për të vazhduar …..

Silvana Dhori Xhelaj