SHARE

Shkrimtarë ndër më të njohurit në botë nuk i kanë shpëtuar entuziazmit të shkaktuar nga sporti i futbollit. Oskar Uajld, Xhorxh Oruell, Kamy, Nabokov e të tjerë kanë pasur këndvështrimet e tyre sa i përket futbollit.

“Gjithçka që di për përgjegjësitë dhe moralin ia detyroj futbollit”. – Albert Kamy

“Jeta është vetë një lojë futbolli”, – Valter Skot

“Portieri është ushtari i vetmuar. Mbrojtësi i fundit, – Vladimir Nabokov

“Futbolli – një lojë ku të gjithë dëmtohen; çdo komb ka stilin e vet të lojës, që të tjerëve  u duket i padrejtë”, – Xhorxh Oruell

“Në një ndeshje futbolli, gjithçka komplikohet nga prania e skuadrës kundërshtare”, – Sartri

“Ragbi është një lojë për barbarë që luhet nga zotërinj. Futbolli është një lojë për zotërinj që lihet nga barbarë”,– Oskar Uajld

“Lodra e topit me këmbët nuk është veçse një rast kumari: e lozin një grusht burrash, dhe mijëra të tjerë bëjnë bast kush do të fitojë. Nuk i sjell ndonjë të mirë as shëndetit as mendjes. Në Shqipëri është një importim qesharak pa rrënjë në zakonet tona”,- Faik Konica