SHARE

Politikan e filozof indian, Gandhi ishte një udhërrëfyes i rëndësishëm shpirtëror për vendin e tij, pionier i rezistencës ndaj shtypjes përmes mosbindjes masive civile që e çoi Indinë në pavarësi.

Me veprimet e tij, Mahatma Gandhi frymëzoi lëvizje për mbrojtjen e të drejtave civile dhe personalitete, si Martin Luther King, Nelson Mandela, e Aung San Suu Kyi. Me rastin e përvjetorit të lindjes, që sapo kaloi, ja disa nga frazat dhe aforizmat më të njohura të tij:

“Një prind i zgjuar i lë fëmijët që të bëjnë gabime. Është mirë që ndonjëherë të djegësh gishtat”.

“Një divergjencë e ndershme është shpesh shenjë e progresit të shëndoshë”.

“Të mësosh se gjatë betejës së jetës urrejtja mund të kapërcehet me dashuri, mashtrimi me të vërtetën, dhuna me mohimin, mund të jetë një element i rëndësishëm në edukimin e një fëmije”.

“Duhet të bëhemi ndryshimi që duam të shikojmë”.

“Është mirë kur i evidentojmë gabimet tona, na bëjnë më të fortë”.

“Falja është cilësi e kurajës, jo e burracakërisë”.

“Çdo gjë që mund të bësh mund të jetë e parëndësishme, por është e rëndësishme që ta bësh”.

“Për të kritikuar duhet të kesh një aftësi mbresëlënëse, intuitë të qartë dhe tolerancë absolute”.

“Kush nuk i kontrollon dot ndjenjat është njësoj si të gjendet mbi një anije pa timon dhe kështu që është i destinuar të thërrmohet në mijëra copëza, sapo të hasë shkëmbin e parë”.

“Ai që humb individualitetin ka humbur gjithçka”.

“Ka gjëra për të cilat jam i gatshëm të vdes, po nuk ka asnjë për të cilën do të jem i gatshëm të vrasë”.

“Meqë nuk do ta mendojmë në të njëjtën mënyrë dhe do ta shikojmë të vërtetën me fragmente dhe nga këndvështrime të ndryshme, atëherë ajo që na mbetet është toleranca reciproke”.

“Kohën e lirë duhet ta përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Krimi është një lloj sëmundjeje dhe duhet trajtuar si i tillë”.

“Falja është veti e të fortëve”.

“Presidenti është i pari i shërbëtorëve”.

“Lumturia dhe paqja e shpirtit lindin nga ndërgjegjja për të bërë atë që mendojmë se është e drejtë dhe e duhur, jo nga ajo që të tjerët thonë për të bërë e bëjnë”.

“Një individ mund të sfidojë dhunën e një perandorie të padrejtë për të mbrojtur nderin, besimin dhe shpirtin e vet, si dhe të vendosë kushtet për rënien e kësaj perandorie ose për rigjenerimin e saj”.

“Frika mund të shërbejë, por kurrë burracakëria”./botimeshqip