SHARE

“Nuk besoj se do të të dashuroja kaq shumë nëse nuk do të kishe diçka për të cilën ankohesh ose pendohesh. Nuk më pëlqejn njerëzit të cilët kurr s’kanë rënë ose s’kanë ngecur. Virtyti i tyre është i pajetë dhe me pak vlerë. Ndaj tyre, jeta nuk e ka zbuluar bukurinë e vetë.”

“Për ëndërrat. Zakonisht merret si e sigurt se ju ëndërroni për diçka e cila ju ka bërë një përshtypje të fortë dhe të veçantë përgjatë ditës, por mua më duket se është pikërisht e kundërta. Zakonisht është diçka së cilës ju nuk i keni kushtuar vëmendje në atë moment – një mendim i mjegullt për të cilin ju nuk e keni marrë mundin ta mendoni deri në fund, fjalë të thëna pa ndjenja dhe të cilat kanë kaluar pa u vënë re – këto janë gjërat të cilat rikthehen natën, të veshura në mish dhe gjak, dhe të cilat bëhen subjekt i ëndërrës, sikur të donin kompenzim nga të qenurit të injoruar përgjatë orëve të zgjimit.”

“Ata e dashuronin njëri tjetrin jo të shtyrë nga nevoja, nga “flaka e pasionit”, e cila shpeshherë përshkruhet si dashuri. Ata e dashuruan njëri – tjetrin sepse çdo gjë përreth tyre e dëshironte atë: drunjtë dhe retë dhe qielli mbi kokat e tyre dhe toka nën këmbët e tyre.”

“E kam përshtypjen që nëse ai nuk do ta komplikonte jetën e tij kaq kotësisht, ai do të vdiste nga mërzia.”

“Një tentim i vetëdijshëm për të fjetur është e sigurt se do të prodhojë pagjumësi. Vetëdija është një helm atëherë kur e përdorim ndaj vetes. Vetëdija është një dritë e drejtuar për jashtë. është sikur ajo dritë kryesore e lokomotivës – drejtojeni atë nga vetja dhe do të përplaseni.”

“Dhe mos harroni: ju nuk duhet kurr, pavarësisht rrethanave, të dëshpëroheni. Të shpresojm dhe të veprojm – në fakteqësi këto janë detyrat tona.”

“Mos u mërzit. Mos më ndëgjo mua. Unë vetëm dua të them se jam xheloz nga një element i errët dhe i pavetëdijshëm, diçka irracionale, e pazbulueshme. Unë jam xheloz për artikujt e tu të tualetit, për pikat e djersës mbi lëkurën tënde, për mikrobet që me ajërin i thith dhe të cilat do të mund të futesh në gjak dhe të të helmonin. Dhe xheloz jam edhe për Komarovskin, sikur ai të ishte ndonjë sëmundje infektuese. Një ditë, ai do të të marrë, po aq e sigurt sikur vdekja që do të ndajë. E di kjo mund të duket e paqartë dhe e hutur, por më qartë nuk mund ta them. Të dua çmendurisht, irracionalisht, pafundësisht.”

“Është aq e dhimbshme të dashurosh dhe ta absorbosh elektricitetin, por shumë më tepër e dhimbshme është të jesh grua, të jesh elektriciteti, ta inspirosh dashurinë.”/filozofia.al

– Boris Pasternak, “Doktor Zhivago”