SHARE

“Ne mund të jemi në Univers ashtu siç janë macet në bibliotekat tona; i shikojnë librat, i dëgjojnë bisedat, por nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë kuptimi kanë ato.” – William james

“Lumturia e jetës tuaj varet nga cilësia e mendimeve tuaja.” – Marcus Aurelius

“Nëse dikush vetëm dëshiron të jetë i lumtur, kjo do të arrihej shumë lehtë; mirëpo ne dëshirojmë të jemi më të lumtur se njërzit e tjerë dhe kjo gjithmonë është e vështirë sepse neve të tjerët gjithmonë na duken më të lumtur se sa që në të vërtetë janë.” – Montesquieu

“Ata që i kontrollojnë pasionet e tyre e bëjnë këtë sepse pasionet e tyra janë mjaftueshëm të dobëta për tu kontrolluar.” – William Blake

“Mendoj se femrat e udhëheqin botën dhe se asnjë mashkull kurrë s’ka bërë asgjë, të cilën fillimisht femrat nuk e kanë lejuar ose inkurajuar atë për ta bërë.” – Bob Dylan

“Dhe tani, ja ku po ju tregoj sekretin tim, një sekret vërtetë të thjeshtë: vetëm përmes zemrës dikush mund të shoh siç duhet; ajo që është esenciale, është e padukshme për syrin.” – Antoine de Saint-Exupéry

“Vetmia nuk vjen kur dikush nuk ka njerëz të tjerë afër, por nuk është në gjendje të komunikojë me të tjerët për gjërat të cilat atij i duken të rëndësishme, ose duke i mbajtur disa pikëpamje, të cilat për të tjerët janë të papranueshme.” – Carl Gustav Jung

“Janë tre gjëra të cilave çdo njeri i mençur u frikësohet: detit me stuhi, natës pa hënë dhe zemërimit të njeriut të butë.” – Patrick Rothfuss

“Optimizmi është strategjia për ta bërë të ardhmen më të mirë, sepse përderisa ti nuk beson se e ardhmja mund të jetë më e mirë, vështirë se do të ngrihesh dhe ti marrësh përgjegjësit për ta bërë atë të tillë.” – Naom Chomsky

“Sa më perfekte të jetë një gjë, aq më shumë dhimbje dhe kënaqësi ndjen ajo.” – Dante Alighieri

“I dua ata që mund të qeshin kur janë në telashe, ata që mund të mbledhin forcë nga ankthi dhe që rriten guximshëm nga reflektimi. Puna e mendjeve të vogla është të zbrapsen, por për ata, zemra e të cilëve është e vendosur dhe ndërgjegja e tyre e pranon sjelljen e tyre, këta, parimet e tyre i ndjekin deri në vdekje.” – Leonardo da Vinçi

“Njeriu nuk mund të bëjë asgjë nëse fillimisht nuk e kupton se ai nuk mund të llogarisë në askënd përveç vetes; se ai është i vetëm, i braktisur në tokë, në mes përgjegjësive të tij të pakufishme, pa ndihmë, pa asnjë qëllim tjetër përveç atij që ai ia ka caktuar vetes, pa asnjë fat tjetër përveç atij që ai ia ka krijuar vetes në këtë tokë.” Jean Paul Sartre

“Kundërthëniet nuk ekzistojnë. Atëherë kur mendoni se jeni duke u ballafaquar me ndonjë kundërthënie, kontrolloni premtimet që i keni bërë. Ndonjëra prej tyre është e gabuar.” – Ayn Rand

“Takimi i dy personaliteteve është sikur kontakti mes dy substancave kimikale: nëse ka ndonjë reagim, të dy transformohen.” – Carl Gustav Jung

“Secila gjeneratë e imagjinon veten si më inteligjente se gjenerata para tyre dhe më e mençur se ata që vijn pas tyre.” – George Orwell

“Pretendimi se kafshët janë pa të drejta dhe iluzioni se trajtimi ynë ndaj tyre nuk ka domethënie morale, është një shembull mizor i vulgaritetit dhe babarisë perëndimore. Dhembshuria univerzale është garanca e vetme e moralitetit.” – Arthur Schopenhauer

“Dashuria kurrë nuk vdes nga vdekja natyrale. Ajo vdes sepse ne nuk dim si ta plotësojmë burimin e saj. Ajo vdes nga verbëria, gabimet dhe tradhëtit. Ajo vdes nga sëmundja dhe plagët; ajo vdes nga mërzia, ngurtësimi, njëllosja.” – Anais Nin

“Religjioni nga njerëzit e zakonshëm konsiderohet si i vërtetë, nga të mençurit si jo i vërtetë, ndërsa nga sunduesit konsiderohet i dobishëm.” – Seneca

“Ajo që ka rëndësi në një martësë të lumtur nuk ka të bëjë shumë me atë se sa pajtueshmëri keni mes vete, por se si ia bëni me papajtueshmëritë.” – Leo Tolstoy

“Ai që nuk e kupton heshtjen tënde, ka shumë mundësi që të mos i kuptoj as fjalët e tua.” – Elbert Hubbard

“Sa më e madhe pengesa, aq më e madhe lavdia kur e kapërcejmë atë.” – Molière

“Nuk ekziston pikëllim më i madh se sa ta kujtosh lumturinë në kohën e mjerimit.” – Dante Alighieri

“Duhet të ketë më shumë sinqeritet dhe zemër në mardhëniet shoqërore, më shumë qetësi dhe thjeshtësi në ndërveprimet tona. Bëhu i ashpër kur je nervoz, qesh kur diçka është qesharake dhe përgjigju kur të pyesin.” – Anton Checkhov

“Nuk doja të thoja se konservativët në përgjithësi janë budallenjë; doja të thoja se personat budallenjë në përgjithësi janë konservativ.” – John Stuart Mill

“Kur të gjithë janë fajtorë, askush nuk është fajtorë; pohimet për faj kolektiv janë rojtarët më të mirë të mundshëm kundër zbulimit të keqbërësit dhe përmasa e vetme e krimit dhe justifimi më i mirë i të mos bërit asgjë.” – Hannah Arendt/filozofia.al