SHARE

“Mençuria nuk mund të dhurohet. Mençuria të cilën i mençuri tenton ta dhurojë, tingëllon si budallallëk tek dikush tjetër… Dija mund të komunikohet, por jo mençuria. Dikush mund ta gjejë atë, ta jetojë atë, të habitet përmes saj, por ai kurrë nuk mund ta komunikojë ose ta mësojë atë.” – Herman Hesse

“Ekzistojnë momente kur problemet hyjnë në jetën tonë dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për ti shmangur ato. Por, ato janë aty për një arsye. Vetëm atëherë kur ti kemi tejkaluar ato, do ta kuptojmë se pse ato ishin aty.” – Paulo Coelho

“Kur njëherë njeriu e gjen veten, nuk ekziston asgjë në këtë botë që ai do ta humb. Dhe atëherë kur ai ta kuptojë njerëzoren brenda vetes, ai do ti kuptojë të gjitha krijesat njerëzore.” – Stefan Zweig

“Ajo që njeriu superior e kërkon është brenda vetes së tij, ajo që njeriu i vogël e kërkon është tek të tjerët.” – Confucius

“Kënaqësia sensuale kalon dhe zhduket, por miqësia mes nesh, besimi i përbashkët, kënaqësia e zemrës, magjia e shpirtit, këto gjëra nuk mbarojnë kurrë dhe kurrë nuk mund të shkatërrohen.” – Voltaire

“Unë u flasë të gjithëve në mënyrën e njejtë, qoftë ai pastrues i mbeturinave ose president universiteti.” – Albert Einstein

“Fjalët kanë forcë magjike. Ato mund ta sjellin lumturinë më të madhe por edhe dëshpërimin më të thellë, ato mund ta transferojnë njohjen nga profesori tek studenti; fjalët ia mundësojnë oratorit të ndikojë tek audienca e tij dhe ta diktojë vendimin e tij. Fjalët janë të afta ti zgjojnë edhe emocionet më të forta dhe ti nxisin gjithë veprimet njerëzore.” – Sigmund Freud

“Pa libra, zhvillimi i civilizimit do të ishte i pamundur. Librat janë lokomotiva e ndryshimit, dritare në botë, “Fanar”, siç thonë poetët, “i ngritur në detin e kohës”. Librat janë bashkëudhëtarët, mësuesit, magjistarët, bankierët e thesarit të mendjes. Librat janë njerëzorja e printuar.” – Arthur Schopenhauer

“Mos ke frikë të jesh i çuditshëm në opinion, sepse secili opinion që sot është i pranuar, dikur ka qenë i çuditshëm.” – Bertrand Russell

“Mësojeni injorantin sa më shumë që mundeni; shoqëria është fajtore që nuk ka siguruar edukim falas për të gjithë dhe ajo duhet të përgjigjet për errësirën që e shkakton. Nëse shpirti lihet në errësirë, ai e bënë mëkatin. Fajtorë nuk është ai që e bënë mëkatin por ai që e shkakton errësirën.” – Victor Hygo

“Në mua gjithmonë kanë ekzistuar, të paktën dy femra; njëra e hutuar dhe e dëshpëruar, e cila ndjehej se po mbytej. Tjetra, ishte femra që donte të hidhej në skena, si mbi një tribunë, duke i fshehur emocionet e veta, sepse ato ishin dobësi, pafuqi, dëshpërim dhe të paraqiste para botës vetëm një buzëqeshje, lakmi, kuriozitet, enzuziazëm dhe interes.” – Anaïs Nin

“Kur një grua na dashuron, ajo na fal për gjithçka, madje edhe për krimet tona; kur ajo nuk na dashuron, ajo nuk na vlerëson asgjë, madje as virtytet tona.” – Honoré de Balzac
“Në një vend të qeverisur mirë, varfëria është diçka prej së cilës duhet pasur turp. Në një vend të qeverisur keq, pasuria është diçka prej së cilës duhet pasur turp.” – Confucius

“Njerëzit më të mirë e posedojnë ndjenjën për të bukurën, guximin për të marrë rreziqe, diciplinën për të treguar të vërtetën, aftësinë për të sakrifikuar. Ironikisht, këto virtyte i bëjnë ata të lëndueshëm; shpesh herë ata janë të plagosur; ndonjëherë edhe të shkatërruar.” – Ernest Hemingway

“Një njeri duhet të dëgjojë pak muzik, të lexoj pak poezi dhe të shoh një piktur të mirë çdo ditë të jetës së tij, në mënyrë që shqetësimet e botës të mos mund të ia prishin ndjenjën e së bukurës, të cilën Zoti e ka mbjellur të shpirtin e njeriut.” – Johann Wolfgang von Goethe

“I vetmi gabim i vërtetë është ai prej të cilit ne nuk mësojmë asgjë.” – Henry Ford

“Nëse jetoni mjaftueshëm gjatë, ju do ta shihni se secila fitore kthehet në humbje.” – Simone de Beauvoir

“Liria nuk është asgjë tjetër veçse mundësia për të qenë më i mirë.” – Albert Camus

“Në çmendurin time i kam gjetur të dyja: lirinë dhe sigurinë; lirinë e vetmisë dhe sigurinë nga të qenit i kuptuar, sepse ata që na kuptojnë ne, robërojnë diçka tonën.” – Kahlil Gibran

“Atëherë kur takohemi me tragjedinë e vërtetë në jetën tonë, ne mund të reagojmë në dy mënyra – ta humbim shpresën dhe të biem brenda shprehive vet-shkatërruese, ose ta përdorim këtë sfidë për ta gjetur forcën tonë të brendshme.” – Dalai Lama/filozofia.al