SHARE

Të gjithë i duam faktet, sidomos ato që janë pak të njohura dhe paksa të çuditshme. Përveçse të lexojmë një libër të mirë, na pëlqen të dimë kuriozitete të vogla rreth asaj që lexojmë. Dhe për të kënaqur kureshtjen e lexuesve tanë kemi mbledhur disa detaje interesante.

1. Libri më i shtrenjtë në histori është blerë për 30.8 milionë dollarë nga bilioneri Bill Gates. Bëhet fjalë për “Codex Leicester” të Leonardo da Vinçit. Gates është treguar aq bujar sa t’ua japë herë pas here hua muzeve të ndryshme për ta ekspozuar për periudha të caktuara kohe.

2. Fjalia më e gjatë e printuar në një libër gjendet në kryeveprën e Viktor Hygos “Të mjerët”. Fjalia përmban plot 823 fjalë.

3. Në vitin 2015, Bibla rezultonte libri i gjashtë më i ndaluar në SHBA.

4. Kur ishte nxënës, shkrimtari i njohur Roald Dahl kishte vështirësi me mësimet dhe sidomos me shkrimin.

5. Njerëzit që lexojnë më shumë libra janë islandezët.

6. Dan Brown, i njohur për “Kodi i Da Vinçit” dhe “Engjëj dhe djaj”, para se të vendoste të shkruante provoi industrinë muzikore, duke publikuar një album pop. Sigurisht që karriera e tij muzikore nuk shkoi gjëkundi.