SHARE

“Vajzat janë kaq të brishta. Rrëmbehen nga pasioni, nga pamja e jashtme, nga zhurma e makinave, nga dritat verbuese të botës së të rriturve. I paguajnë shtrenjtë gabimet dhe u mbetet veçse të qajnë në vetmi. Askush nuk e përkrah femrën, as brenda të së njëjtës gjini. Paragjykojnë dhe paragjykohen mizorisht nga ambienti, turpërohen dhe nuk flasin. Mbajnë në shpirt drama të parrëfyera, që i torturojnë, në trup dhembjen e dhunës mashkullore, flokët u zbardhen nga marazi, zemra u nxihet nga vuajtja. E pasur, apo e varfër, femra mbetet kristal i shndritshëm në dukje, i lehtë për t’u fituar e copëtuar, por vështirë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme.”

” …sa histori dashurie kan perfunduar si flake te shuara nga stuhia e pare me te cilen jan perplasur. Edhe ata njerez kan qen, kan pasur ndjenja qe kan len pas kujtime por kan ditur te jetojn sepse jeta nuk eshte e pafund dhe rinia per fat te keq iken shpejt… ”

“- Dikur ne ishim bashke Robert…
Dikur… ne nje tjeter kohe. Tani jo me. – i foli ajo duke fshire lotet qe i rridhnin rreke. Roberti la pijen mbi tavoline. Duhet te ikte, por s’i benin kembet. Marina ishte aty, ashtu sic e kishte enderruar, e penduar dhe jo nje perbindesh sic kishte dashur ta mbante mend per ta harruar… Kaloi prane saj per te dale jashte, por nuk mund ta linte pa perqafuar edhe nje here.”

 

| Brunilda Zllami | “Dikur ishim bashke”