SHARE

“Asgjë s’i jep më shumë kurajo frikacakut sesa frika e të tjerëve”. – Umberto Eco

“”Më në fund e kisha zbuluar formulën që i nevojitet çdo njeriu për të qenë i lumtur: Mjafton të kesh pranë atë që do.” – Orhan Pamuk

“Keni kujdes kur e luftoni një përbindësh, të mos bëheni edhe ju vet si ai… sepse kur i’a ngulitni për kohë të gjatë syt humnerës, edhe ajo u’a ngulit syt juve.” – Friedrich Nietzsche

“Një njeri i mençur nuk bënë gabime. Veprimet e tij të gabueshme janë të vullnetshme dhe janë porta të zbulimit.” – James Joyce

“Ishte tepër e vështirë të futeshe brenda zemrës së saj. Ishte plot mure të larta akulli dhe e rrethuar me mosbesim. Por nëse arrije të futeshe, nuk dilje më kurrë prej aty.” – Ismail Kadare

“Nëse dëshironi ti keni frytet, ju duhet të ngjiteni ne Pemë… Shpresat e mëdha bëjnë njerëz të mëdhenjë… Aftësitë, jo forca fizike, janë ato që e drejtojnë një anije… Të gjitha gjërat janë të vështira, para se të bëhen të lehta.” – Thomas Fuller

“Ata që nuk e kanë njohur miqësinë e thellë dhe shoqërinë e fortë të një dashurie të përbashkët të lumtur, e kanë humbur gjënë më të mirë të cilën jeta e ofron.” – Bertrand Russell

“Unë jam mjaftueshëm një artist për të vizatuar lirshëm mbi imagjinatën time. Imagjinata është më e rëndësishme se njohja, sepse njohja është e limituar, ndërsa imagjinata e rrethon botën.” – Albert Einstein

“Bukuria nuk është asgjë, ajo nuk do të qëndrojë. Ju nuk e dini se sa me fat jeni nëse nuk jeni të bukur, sepse nëse njerëzve ju pëlqen, atëherë e di se kjo nuk është nga pamja, por për diçka tjetër.” – Charles Bukowski

“Edukim do të thotë ti mësojmë fëmijët tanë ti dëshirojnë gjërat e drejta.” – Platoni

“Njëra ndër simptomat që ju dërgon drejt thyerjes nervore është besimi se ajo që e bëni është tmerrësisht e rëndësishme.” – Bertrand Russell

“Po të jetë gruaja e edukuar dhe e arsimuar, ajo i jep fëmijës bashkë me qumështin edhe edukatën.” – Sami Frashëri

“Më shumë duhet t’i frikësoheni një miku të pa sinqert se sa një bishe të egër; një bishë e egër mund të u’a plagos trupin, por një mik i pa sinqert mund të u’a plagos mendjen.” – Buddha

“Secili njeri mund të bëhet nervoz – kjo është e lehtë, por të bëhesh nervoz me personin e duhur, në nivelin e duhur, në kohën e duhur, për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur – kjo nuk është brenda forcës së gjithkujt dhe nuk është e lehtë.” – Aristoteli

“Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti e ndihmon shtypësin dhe kurrë viktimën. Heshtja e inkurajon persekutuesin dhe asnjëherë të persekutuarin.” – Elie Wiessel

“Unë e kam një ëndërr se një ditë, katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë në një komb, në të cilin ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës por nga përmbajtja e karakterit të tyre.” – Martin Luther King Jr.

“Fillimisht, burri tentoi që gruan ta bëjë pronë të veten dhe atëherë kur ajo bëhet një pronë, ai e humb interesin. Ekziston një logjikë e fshehur në këtë qështje: i gjithë interesi i tij ishte posedimi; tani kur kjo përfundon, ai do të dëshironte të provonte ndonjë grua tjetër, në mënyrë që kalonte edhe njëherë nëpër këtë rrugën e posedimit.” – Osho

“Për herë të parë në jetën timë, fillova ta kuptoj se nuk është djalli e as brutaliteti, por pothuajse gjithmonë ligësia, ajo që duhet fajësuar për të gjitha gjërat më të këqia që ndodhin në këtë botë.” – Stefan Zweig

“Nga të gjitha pasionet, dashuria është më e forta, sepse ajo njëkohësisht e sulmon kokën, zemrën dhe ndjenjat.” – Lao Tzu

“Synimi i edukimit totalitarist asnjëherë s’ka qenë rrënjosja e bindjeve, por shkatërrimi i kapaciteteve për ti formuar ato.” – Hannah Arendt/filozofia.al