SHARE

“Asnjëherë mos u’a mbyllni buzët atyre që tashmë u’a keni hapur zemrën.” – Charles Dickens

“Rrethoje veten me njerëz që të bëjnë të lumtur. Njerëz që të bëjnë të qeshësh, njerëz që të ndihmojnë atëherë kur vërtetë ke nevojë. Njerëz që vërtetë kujdesen për të tjerët. Këta janë njerëzit që i’a vlenë t’i mbash në jetë. Çdo kush tjetër është vetëm kalimtar.” – Karl Marx

“Nëse dëshironi t’i mësoni fëmijët tuaj të mendojnë, filloni duke i trajtuar ata seriozisht kur ata janë të vegjël, jepini përgjegjësi, flisni më ta sinqerisht, siguroni për ta privatësi dhe vetmi dhe kështu, që nga fillimi do ti bëni ata mendimtarë të ideve të rëndësishme. Kjo është ajo që duhet të bëni nëse dëshironi ti bëni ata të mendojnë!” – Bertrand Russell

“Dëshira ime është që ju ta keni një jetë më të mirë dhe më të lirë se sa që unë e kam pasur. Fëmijëve tuaj rekomandojani virtytin; vetëm virtyti dhe jo paratë, mund t’i bëjnë ata të lumtur. Flas nga përvoja ime; virtyti ishte ai në të cilin jam mbështetur në kohën e mjerimit.” – Ludwig van Beethoven

“…dhe nuk ka asgjë më të tmerrshme se ëndrrat e thyera. Ato i gjejmë përgjatë gjithë rrugës, duke na gjakosur jo këmbët me të cilat i shkelim, por zemrën me të cilën i deshëm.” – Ismail Kadare

“Nuk ka të kaluar të cilën mund ta kthejm prapa duke u përgjëruar për të. Ekziston vetëm një e tashme e përjetshme, e cila nga e kaluara krijon diçka të re dhe më të mirë.” – Johann Wolfgang von Goethe

“Shkollat shërbejnë për të njejtin funksion ashtu si edhe burgjet dhe institucionet e shëndetit mental – për të klasifikuar, definuar, kontrolluar dhe për t’i rregulluar njerëzit.” – Michel Foucault

“Mund të ketë periudha gjatë të cilave ne mund të jemi të pafuqishëm për ta parandaluar padrejtësinë, por kurrë nuk duhet të ekzistojnë periudha gjatë të cilave ne dështojmë të protestojmë për ato padrejtësi.” – Elie Wiessel

“E vetmja gjë që asnjëherë nuk mund ta marrim mjaftueshëm është dashuria, dhe e vetmja gjë që asnjëherë nuk mund ta japim mjaftueshëm është dashuria.” – Henry Miller

“Çdo gjë që na irriton neve rreth të tjerëve, mund të na drejtojë neve drejt kuptimit më të mirë të vetvetes.” – Carl Gustav Jung

“Unë nuk ndjehem i obliguar të besoj se i njejti Zot, i cili na ka pajisur me ndjenja, arsye dhe intelekt, synon që ne ta harrojmë dobin e përdorimit të tyre.” – Galileo Galilei

“Kurrë nuk duhet të nderohet njeriu më shumë se e verteta.” – Platoni

“Njerëzit pa moral shpesh e konsiderojnë veten më të lirë, por shumicës prej tyre u mungon aftësia për të dashuruar.” – Charles Bukowski

“Problemi me të është se asaj nuk i mungon fuqia e të folurit, por fuqia e bisedës.” – George Bernard Shaw

“Dashuria është ajo gjendje në të cilën lumturia e personit tjetër është esenciale për lumturinë tënde.” – Robert A. Heinlein/filozofia.al