SHARE

“Perënditë e kishin dënuar Sizifin që të ngjiste papushim një gur në majë të malit, ku më pas guri do të binte poshtë, prej peshës së tij. Jo më kot, ata kishin menduar se nuk ka ndëshkim më të frikshëm, se sa puna e kotë dhe e pashpresë…”

“Jo, tha ngadhënjimtari, mos mendoni se meqë dua veprimin, më është dashur të harroj të mendoj. Përkundrazi, unë mund të përkufizoj në mënyrë të përkryer atë që besoj. Sepse e besoj me forcë dhe e shoh me shikim të ngurtë e të qartë. Mos u besoni atyre që thonë: “Këtë gjë e di shumë mirë, prandaj nuk e shpreh dot”. Sepse nëse nuk e shprehin dot, kjo do të thotë që nuk e dinë ose që nga përtacia janë ndalur te lëvorja…

“…Njeriu absurd eshte ai qe nuk shkeputet nga koha. Don Zhuani nuk mendon te koleksionoje grate. Ai do te kaloje sa me shume prej tyre dhe bashke me to, ai shteron dhe shanset e jetesse tij. Te koleksionosh do tethote qe te jesh ne gjendje te jetosh me te kaluaren. Por ai nuk e pranon keqardhjen, kete forme tjeter te shpreses. Ai nuk dite shikoje portretet.
Po egoist, a eshte? Sipas menyres se vet, pa dyshim. Kemi nga ata qe jane bere per te jetuar dhe ata qe jane bere per te dashuruar.Te pakten, keshtu do te thoshte me qejf Don Zhuani. Keshtu do te ishte po t’i binim shkurt sic mund te beje ai. Sepse dashuria, perte cilen po flasim ketu, eshtezbukuruar me iluzionet e perjetesise. Te gjithe specialistet e pasioneve na mesojne se dashuri te perjetshme ka vetem kur ajo pengohet…”

 

Albert Kamy – Miti i Sizifit