SHARE

Një ditë ike krejt e heshtur
Pa përshëndetje pa pipëtimë
Dhe më kurrë nuk u takuam
E vargjet rrugës më ngrinë

Nga rrënojat e shpirtit të nxora
Ti ndriçove sikur hënë
Çasteve e marrëzive të mia
Që papritur më vijnë ndërmend

Vitet rrodhën si uji nën urë
Ikën të gjitha një nga një pa kthim
Asgjë tjetër nuk le tek unë
Pos një shënim si psherëtimë

Diçka thoje për miqësinē
E s’e dije se jeta është furtunë
Siç s’e dija i shkreti unë
Se ka dashuri dhe ka harrim

Tani ai shënim tutje shtegton
Si një i humbur nëpër shi
Që ndër strehë i varfëri
Shpëtimin kërkon

S’e ç’ishte ajo e dimë te dy
Siç thotë poeti Barça
Në dashuri po s’pati marrëzi
Ajo nuk është fare dashuri

Tani të shoh si je larguar
Si një anije që humbet në det…
Se kështu i nisin letrat vonë
Poetët, ah të marrët poetë

P.K.