SHARE

“Vetëm dashuria, e jo arsyeja, prodhon mendime të mira.” – Thomas Mann

“Kushdo që e dëshiron muzikën më shumë se zhurmën, qejfin më shumë se kënaqësin, shpirtin më shumë se arin, veprat kreative më shumë se biznesin, pasionin në vend të budallallëkut, ai nuk gjen shtëpi të qetë këtë botën tonë të vogël.” – Herman Hesse

“Personat mbi të dyzetat, rrallë mund të binden përgjithmonë për ndonjë gjë. Në të tetëmbëdhjetat, bindjet tona janë kodra prej të cilave ne shikojmë; në të dyzet e pestat, ato janë kafaze brenda të cilave ne fshihemi.” – F. Scott Fitzgerald

“Mësimi nuk e bënë dikë të mësuar: ekzistojnë ata që dijnë dhe ekzistojnë ata që kuptojnë. Të parët kanë nevojë për kujtesë, të dytët për filozofi.” – Alexandre Dumas

“Ankthi është vrasësi më i madh i dashurisë. Ai i bënë të tjerët të ndihen ashtu siç ju do të ndiheshit atëherë kur mbahet për ju njeriu i cili është duke u mbytur në ujë. Ju do të dëshironit ta shpëtonit atë, por e dini se ai do të i’u mbys edhe juve nga paniku i vet.” – Anais Nin

“Për të të lënduar në zemër, nevojiten të punojnë së bashku armiku dhe miku yt; i pari për të të përgojuar dhe i dyti për të ta treguar atë.” – Mark Twain

“Ju duhet të jetoni në të tashmen. Lëshojeni veten në secilën Valë. Gjejeni përjetësinë në secilin moment. Budallenjtë qëndronjë në ishullin e tyre të mundësive dhe shikojnë përpara për tokë tjetër. Nuk ka tokë tjetër; Nuk ka jetë tjetër, përveç kësaj.” – Henry David Thoreau

“Paqja nuk nënkupton mungesë të konflikteve; Dallimet gjithmonë do të ekzistojnë. Paqja nënkupton zgjidhje të këtyre dallimeve përmes mjeteve paqësore; përmes dialogut, edukimit, njohjes dhe rrugëve të tjera njerëzore.” – Dalai Lama

“Autoriteti është i dy llojshëm: Njëri lloj fitohet nga frika e ndëshkimit, ndërsa tjetri nga veprimet e dashurisë. Autoriteti i cili mbështetet mbi dashurinë është qindra herë më efektiv dhe më i qëndrueshëm se sa ai që buron nga frika e ndëshkimit.” – Mahatma Gandhi

“Sepse të biesh në dashuri nuk do të thotë edhe të dashurosh. Dikush mund të bie në dashuri dhe ende të urrej.” – Fyodor Dostoevsky

“Kam mësuar se guximi nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. Njeriu i guximshëm nuk është ai i cili nuk ka frikë, por ai i cili e pushton atë.” – Nelson Mandela

“Rinia është e lumtur sepse e ka aftësin për ta parë të bukurën. Kushdo që e ruan aftësin për ta parë të bukur, nuk plaket kurrë.” – Franz Kafka

“Njeriu kreativ motivohet nga ideja për të arritur, jo nga dëshira për t’i mundur të tjerët.” – Ayn Rand

“Për aq kohë sa i besoni vetes, ju do të dini si të jetoni.” – Johann Wolfgang von Goethe/filozofia.al