SHARE

Dëshironi të dini disa këshilla se si të bëni një jetë të mrekullueshme? Lexoni Çarls Bukovskin, një autor amerikan, poet e romancier, i njohur për dhënien e mendimeve të drejtpërdrejta. Bukovski, i njohur për lexuesin shqiptar, sidomos për atë femëror, më së shumti me romanin “Gratë”, ndau me publikun mendimet e tij të pafiltruara mbi gati çdogjë, nga arti, dashuria, seksi, vdekja…

Një shkrimtar profilik, shpesh në romanet e tij Bukovski përshkruan eksperiencat e njerëzve të përçmuar në Amerikë, duke dhënë, nëpër faqet e librave të vet, edhe këshilla të shumta se si, pavarësisht të gjithave, të bësh një jetë të kënaqshme shpirtërisht e fizikisht.

Më poshtë kemi renditur disa nga shprehjet më pikante të librave të tij.

1. Mos u sistemo në një vend!

“Unë doja gjithçka ose asgjë” – ka shkruar Bukovski. Nuk duhet të vendosesh diku për asgjë më pak, mbi të gjitha nëse nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Syno gjithmonë për më të mirën dhe mos prano asgjë, përveç atyre që do të të bënin të lumtur.

2. Duaje veten!

“Nuk kam takuar kurrë një burrë tjetër që do më bënte të doja të isha ndryshe”.

Është fakt që nuk ka njerëz perfektë, as ti nuk je, por kjo nuk do të thotë të qortosh veten për të gjitha imperfeksionet e tua. Mos e kritiko veten çdo minutë dhe për çdo gjë dhe mbi të gjitha duaje veten tënde. Kjo nuk do të thotë të mos përpiqesh të përmirësohesh, por ndërkohë mund të bëhesh edhe fansi më i madh i vetes.

3. Jetoje jetën në maksimum

“E tmerrshme nuk është vdekja, por jeta që njerëzit jetojnë ose jo deri në vdekjen e tyre”.

Gjithmonë ke dashur të hidhesh me parashutë, por ke shumë frikë? Merre iniciativën! Ke vetëm një jetë dhe më e mira që mund të bësh është ta jetosh në maksimum, që tani, pse të presësh derisa të jetë shumë vonë?

4. Mos ki frikë nga dhimbja, pa të nuk e kupton lumturinë
“Duhet të vdesësh nga pak disa herë që të ndjesh me të vërtetë që po jeton”.

Dhimbje, trishtim, zemërim, ankth, ndjenjat negative shpesh na bëjnë të ndihemi mjerueshëm. Por në të vërtetë është e pamundur të çmosh emocionet e mira nëse nuk ke ndjerë ato që të kanë shkaktuar dhimbje. Nëse mendon se ke arritur fundin, kujtohu se nuk ke ku të shkosh më poshtë, e vemja mundësi është të ngrihesh sërish.

5. Ji origjinal!

“Është më mirë të bësh një gjë të mërzitshme me stil sesa diçka të rrezikshme, por pa të”.

Mos ki frikë të jesh vetja! Shfaq gjithmonë origjinalitetin dhe personalitetin tënd. Është më mirë të jetosh kështu sesa duke u përpjekur të jesh dikush tjetër thjesht për të marrë aprovimin e të tjerëve.

Të tjerët nuk janë aq të rëndësishëm.

6. Mos ki frikë nga vdekja!

“Unë e mbaj vdekjen gjithmonë me vete, në xhepin e majtë. Ndonjëherë e nxjerr dhe flas me të: “Ç’po bën, e dashur? Kur do të vish për mua? Do të jem gati!”.

Vdekja është e vetmja e vërtetë absolute, është e pashmangshme, ndaj pse të shqetësohemi për të?/botimeshqip

Elona Qose