SHARE

M’u ka çmend malli, zanin me ta ngju,
Fytyrën me ta pa veç edhe një herë.
Me t’i ndje mbi supe, të lehtët krahët e
tu,
E flokut të hallakatur, etshëm m’i marr erë.

Kam luftu me vetën, qe ti të rrije e qete,
Kur dora e zemra dridheshin për të
t’shkruar.
M’i bind të dyja, nuk e kam pas të lehtë,
Por duhet me mbajt, at’ që ke premtuar.

Nëpër udhët e vjetra nga shkonim të dy,
S’mund të thëm që më nuk kam kaluar.
Si bohem i moçem, me tym duhani
ndër sy,
Mbaroj cigaret në stolat ku kemi
pushuar.

I kam provuar të gjitha, mallin për ta
shuar;
Fillova t’u shkruaj edhe vajzave të tjera.
Dilja me ta në kafe, ty për të t’harruar,
Në takime të vona, në flirtime të reja.

Por me kot. Malli për ty nuk ka të sosur,
Moj hijerënda ti, që nuk të bëhet vonë,
Që me kohë, emrin tim e ke “varrosur”,
Në të shkuarën tënde, ku asgjë
s’më zgjon.

Për një mesazh, m’u ka çmend zemra dhe arsyeja,
E shpirti i brishtë sot është ndarë më dysh!
Por loti ndër sy, sërish i ka ndaluar që të
dyja,
Vetëm qetësin tënde mos ma e prish.

©- Izmir Todaj